Nunc est Bibendum

ETJA E KINËS

kinaVerë orizi? Kina ka etje për verë të kuqe

Dyzet vjet pasi Australia ishte shndërruar në zengjinin e ri të industrisë së verës, Franca ka një sfidues të ri para saj, siç shkruan Philip Aldrick.

Kina i ka parakaluar atdheun e Bordeaux-së dhe champagne-s, si vendi i dytë më i madh në botë, për nga sipërfaqja, për kultivimin, prapa Spanjës.

Është në ditët e tij të para, por prodhimi kinez i verës është sa një e katërta e nivelit të Francës, 11 milionë hektolitra, pasi hardhitë janë të reja. Le t’i japim edhe pesë vjet kohë dhe Kina mund të arrijë të prodhojë më shumë se Franca, – thote OIV, Enti Ndërkombëtar i Industrisë së Verës, në raportin vjetor.

Jean Marie Aurand, drejtor i Përgjithshëm i OIV-së, thotë: “Kina kërkon të vetëplotësojë kërkesën e saj të brendshme, në të gjithë sektorët, atë të verës po ashtu”.

Etja e Kinës për verë ka themele të mira. Në vitin 2013, Kina u bë konsumatori më i madh i së kuqes në botë, por ajo është pothuajse tërësisht e çinteresuar për të bardhën.

Sipas z. Aurand, vitikulturistët kinezë kanë importuar vreshtat nga e gjithë bota dhe kanë tendencën për të punuar në zonat e thata, aty ku ka pak konkurrencë me kultura të tjera.

Pavarësisht se e kanë shtyrë poshtë një shkallë, në klasifikimin e sipërfaqes së vreshtave, Franca renditet e para për prodhim të përgjithshëm, 46,7 milionë hektolitra vitin e kaluar, në sajë të motit të mirë.

Në përgjithësi, konsumi global i verës ka shënuar një rënie të lehtë, në 240 mln hektolitra, duke shkarë nga 242 milionët e mëparshëm, informon OIV, që vlerëson tregtinë botërore të verës, në 26 miliardë Euro.

The Times

 

 

Leave a Reply

Back to top button