Sport

Fabio Capello: Arsyeja pse iku Zidane

Ish-trajneri i Real Madridit, Fabio Capello e ka komentuar dorëheqjen e Zinedine Zidanes.

Trajneri italian ka thënë se francezi ka bërë gjënë e duhur duke u larguar nga stoli i madrilnëve.

“Nëse nuk e kishte fituar Ligën e Kampionëve për herë të tretë ai do të shkarkohej nga Firentino Perez”, tha Capello për Sky.

“Ka pasur shumë polemika dhe Perezi e dëshironte si trajner, por vetëm kur ai fitonte ai ishte i lumtur, nëse ai nuk fitonte ai e akuzonte. Pra në një mënyrë ai do të shkarkohej. Mendoj që ai e zgjodhi opsionin më të mirë të tërhiqej”, ka thënë Capello.

“Nuk mendoj që Zizu do të merr ndonjë punë tjetër sepse nuk ka shumë klube që janë të lira por mendoj se kur fitoni kaq shumë ai deshi ti tregojë Fiorentinos dhe botës se nuk është e thënë që ai të jetë gjithmonë trajner, kështu që vendosi të bëj atë çfarë ka dashur të bëj”.

“Tani ai do të provojë a mund të fitojë me skuadra tjera, por pa dyshim që është njëri prej trajnerëve më të mëdhenj në histori të Real Madridit”, ka shtuar Capello.

Leave a Reply

Back to top button