Sport

Fabio Capello: Shqipëria fantastike, jam i lumtur për De Biasin

Screen Shot 2016-06-21 at 10.47.29Ish-trajneri i Anglisë dhe disa ekipeve elitare në Europë, Fabio Capello nuk i ka kursyer elozhet për paraqitjen e Shqipërisë në Kampionatin Europian të Francës pas lojës me Zvicrën dhe Francën dhe fitores me Rumaninë. “Për mua Shqipëria është surpriza e këtij kompeticioni është fantastike. Një skuadër unike, e përulur, që lufton për çdo top. Jam i lumtur për trajnerin De Biasi”, deklaroi italiani për kombëtaren që drejton patrioti i tij.

Pas 3 ndeshjeve në grup, Shqipëria pret me ankth nëse do të kualifikohet në fazën tjetër si e treta më e mirë, teksa fati i kuqezinjve është në dorën Italisë dhe Turqisë, që duhet të fitojnë.

Leave a Reply

Back to top button