- Në korrik 2011, Apple kishte në bankë më shumë para se sa qeveria amerikane.
- Duke përdorur iTunes, ju keni rënë dakord që të mos përdorni produktet e Apple për të ndërtuar armë bërthamore.
- Apple rregjistron gjithcka që ju i thoni Sirit.
- Duhanpirja pranë një kompjuteri Apple anulon garancinë.
- Punonjësit në zyrat e Apple fitojnë mesatarisht 125 mijë dollarë në vit.
- Disa “sipërmarrës” në Kinë hapën dyqane false Apple. Edhe punonjësit aty mendonin se po punonin për Apple e vërtetë.
- Cdo minutë, Apple fiton 300 mijë dollarë.
- Në filmin “Mission Impossible: Ghost Protocol”, produktet Apple marrin pothuaj 8 minuta kohë në ekran (afro 23 milionë dollarë reklamë). Sigurisht, Apple e mori falas.
- Në vitin 1983 u krye projekti i parë i iPhone. Ngjante më shumë me një iPad me receptor.
- Bashkëthemeluesi i Apple, Ronald Uein i shiti aksionet për 800 dollarë. Sot vlera e tyre do të ishte 350 miliardë.
- Apple nuk mund ta përdorë emrin iPhone në Brazil sepse një kompani me emrin Gradiente Electronicas e regjistroi në vitin 2000.
- Google nxjerr më shumë fitime nga iOS se sa nga Android.
- iPhone është pothuaj dy herë më i kushtueshëm në Brazil, se sa në SHBA.
- Një adoleshent në Kinë shiti veshkën për të blerë një iPhone.
- Pilotëve u pëlqen të përdorin iPad në vend të lapsit dhe letrës tradicionale.
- Sipas udhëzimeve të Apple, kompanive nuk u lejohet të japin falas iPhone apo iPad.
- Procesori i iPhone në fakt bëhet nga Samsung./bota.al
1 minute read