Sport

Fakte të çuditshme për lojtarët e Botërorit

robben640Disa nga lojtarët e botërorit 21014 sjellin me vete në këtë kompeticion edhe historitë e tyre të çuditshme. Ata janë njerëz të thjeshtë me një të shkuar të zakonshme, madje shumë prej tyre ndoshta nuk e kishin menduar se rrjedha e fatit do t’i kishte çuar në Kupën e Botës. Po flasim për disa nga lojtarët e botërorit 21014, të cilët sjellin me vete në këtë kompeticion edhe historitë e tyre të çuditshme. E nisim me sulmuesin e Sevillas Carlos Bacca. Ai nuk ka pasur në plan për t’u bërë një futbollist profesionist. Në moshën 20-vjeçare, kolumbiani e shikonte të ardhmen në biznesin e peshkimit por edhe si shofer autobusi.

8-Neymar është i vetmi futbollist brazilian që ka pozuar për faqen e parë të revistës prestigjoze, Time.

7-Mesfushori i Kamerunit, Alex Song ka një familje të madhe në vendin e tij të lindjes të përbërë nga 17 motra dhe 10 vëllezër.

6-Mbrojtësi i Kroacisë, Dejan Lovren është i apasionuar edhe pas botës së modës, madje ai po punon prej vitesh edhe me firmën e tij quajtur “Rusell Brown”.

5-Mesfushori i Holandës, Memphis Depay ka pasur një pasion të fshehtë për muzikën madje përpara disa kohësh, trajneri i PSV, Fred Rutten I kërkoi të zgjidhte mes profesionit të DJ dhe futbollit.

4-Zviceriani Fabian Schar është një bankier i kualifikuar që e ka nisur karrierën nga divizioni i katërt.

3-Jordi Alba është një nga të paktët futbollistë të njohur që nuk ka një patent për drejtimin e makinës. Pas publikimit të këtij lajmi, mbrojtësi spanjoll bën mirë të mos ulet në timon.

2-Vajza e Luis Suarez quhet Delphina, një emër që është anagrami ose më saktë rrjedh nga fjala “Anfield” që është edhe stadiumi i Liverpoolit.

1-Një shtëpi botuese në Spanjë ka futur në fjalorin publicistik një fjalë të re të bazuar te emri i Lionel Messit. Fjala është “Inmesionante” që në zhargonin e përditshëm do të thotë; Mënyra më perfekte për të luajtur futboll ose futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave./Telegrafi/

 

Leave a Reply

Back to top button