Sport

Falë Zotit, Maradona nuk luan

“Jemi të lumtur që nesër Maradona është në stadium. Por falënderojmë Perëndinë që nuk luan”: Kështu ka deklaruar Luka Modric në prag të ndeshjes kundër Napolit. “Eshtë një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, dhe një njeri i madh”, tha kroati i Realit për “El Pibe de Oro”-n. Por, ai këmbënguli, “ne jemi të kënaqur që nuk luan”.. Napoli për Modricin “është një ekip i madh, në mesfushë dhe në sulm. Lufta për qendrën do të jetë e vështirë. Për ne është e rëndësishme që të hyjmë fort në lojë dhe të luajnë mirë”. Real, konfirmoi ai,  dëshiron ‘doblete’-n, La Liga-Champions. “Tani ne mendojmë për Napolin, por është e qartë se duam të shkojmë në Kardif dhe të fitojmë dopjetën”. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button