Sport

“Fati” kuqezi dhe “borxhet” ndaj tij

Screen Shot 2015-09-08 at 22.06.53

Kemi përmbysur rezultate dhe shpesh na ndihmuar fati, por edhe jemi ndëshkuar atëherë kur nuk e kemi pritur, si fjala vjen në ndeshjen e së hënës ndaj Portugalisë në mniutën e 92-të, duke pësuar edhe humbjen e parë në këto eliminatore të Euro 2016-s. Gjithsesi, ky element i rëndësishëm në futboll, sipas “Panorama Sportit” dje ishte “harxhuar” në pesë ndeshjet e mëparshme.

Portugali – Shqipëri 0-1

Rikardo Horta godet shtyllën në pjesën e dytë. Shqipëria shpëton, teksa merr një fitore historike falë golit të Bekim Balajt.

Shqipëri – Danimarkë 1-1

Shënojmë me Lenjanin, por pësojmë në fund nga danezët dhe rrezikojmë të na përmbysin në kohën shtesë.

Shqipëri – Armeni 2-1

Në minutat shtesë, kur Shqipëria po fitonte 2-1, armenët rrezikojnë të na barazojnë, por i ndal shtylla. Shpëtojmë për mrekulli. Cikalleshi goditi dy here shtyllën, i pafat kur rezultati ishte 0-1 dhe gjithashtu pas barazimit 1-1.

Danimarkë – Shqipëri 0-0

Cikalleshi gjuan me kokë në pjesën e pare, por traversa dhe portieri i mohojnë golin. Në fund është Roshi që del i vetëm me portierin dhe gabon fatalisht në një rast ideal.

Shqipëri – Portugali 0-1

Nani godet shtyllën, por Cikalleshi i kundërpërgjigjet kur rezultati ishte 0-0. 10 minuta para përfundimit të ndeshjes fati ishte me ne, kur Eliseu me atë goditje me hark me portën bosh nuk shënoi. Në minutën shtesë do të lanim “borxhin” e fatit, portugezët n andëshkojnë me Veloson. /sportal.al

Leave a Reply

Back to top button