Thenie

“Ferri” i Dan Brown: “Vdekja paraprihet nga jeta. Për të arritur parajsën, njerëzit duhet të kalojnë nga ferri”.

Thëniet e mëposhtme janë shkëputur nga romani “Ferri” i autorit të mirënjohur Dan Brown.

“Asgjë nuk është më krijuese dhe shkatërruese se një mendje e bukur me një qëllim”.

“Vendimet e së shkuarës sonë janë arkitektët e të tashmes sonë”.

“Mendja e njeriut ka një mekanizëm mbrojtjeje të moçëm që mohon realitetet, të cilat prodhojnë shumë stres për t’u përballuar nga truri. Kjo quhet Refuzim”.

“Më beso, unë e di se çfarë do të thotë të ndihesh shumë i vetmuar. Vetmia më e madhe në botë është izolimi që vjen nga mungesa e të qenurit të kuptuar nga të tjerët. Kjo gjë i bën njerëzit të humbasin kuptimin e realitetit”.

“Vendet më të errëta në ferr janë rezervuar për ata që heshtin në kohëra krizash”.

“Unë besoj se të menduarit për problemin, është realisht një problem”.

“Unë jam një fans i së vërtetës, edhe kur ajo është e vështirë për t’u pranuar”.

“Vetëm një formë  e infektueshmërisë përhapet më shpesh se virusi. Dhe ajo është frika”.

“Por më beso, thjesht sepse mendja e njeriut nuk e imagjinon dot të ndodhë diçka, kjo nuk do të thotë se nuk do të ndodhë”.

“Ka funksionuar gjithmonë në këtë mënyrë. Vdekja paraprihet nga jeta. Për të arritur parajsën, njerëzit duhet të kalojnë përmes ferrit”.

Back to top button
Close
Close