Sport

FIFA / SKANDALET S’KANE TE SOSUR!

FIFA ka qenë e vendosur të mos publikojë raportin e Garcias, nga frika se ai mund të ketë bërë akuza të rënda ndaj anëtarëve të komitetit ekzekutiv dhe kulturës së organizatës. Sponsorët e FIFA-s, që përfshijnë Adidas-in, Sony-n, Visa-n dhe Coca Cola-n, e kanë bërë të qartë shqetësimin e tyre për reklamën negative dhe kanë bërë të ditur se presin një investigim gjithëpërfshirës. Ndërkohë, FIFA po hetohet edhe prej FBI-së

FIFA inquiry clears Qatar and Russia of corruption allegationsPërpjekja e FIFA-s për t’u hapur përfundimisht dritën jeshile Rusinë dhe Katarin për të organizjuar dy Kupat e ardhshme të Botës u zhyt edhe një herë në mesin e polemikave, kur personi që ishte zgjedhur për të investiguar akuzat për korrupsion gjatë procesit të përzgjedhjes akuzoi organin udhëheqës të futbollit se kishte keqinterpretuar zgjedhjet e tij.
Pas katër vitesh gjatë të cilëve u ka bërë vazhdimisht bisht akuzave të rënda, FIFA shpalli se do i qëndrojë vendimit që Rusia ta organizojë Kupën e Botës në vitin 2018 dhe Katari në vitin 2022, duke konkluduar se sjellja e pahijshme gjatë procesit të vlerësimit të kandidaturave ka qenë “shumë e kufizuar në shtrirje”.
Konkluzionet burojnë nga një investigim i një ish prokurori amerikan, Michael J. Garcia, në lidhje me akuzat për korrupsion që rrethojnë votimin e vitit 2010 nga ana e Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, për të zgjedhur organizatorët e turneut. Por, publikimi i një përmbledhjeje me 42 faqe detyroi Z. Garcia, i cili drejton departamentin e investigimeve të FIFA-s, që të lëshojë një deklaratë shpërthyese duke u distancuar nga gjetjet.
Përmbledhja, tha ai, “përmban shumë paraqitje materialisht të paplota dhe të gabuara të fakteve dhe konkluzioneve”, që ai kishte hedhur në raportin e tij. Garcia shtoi se do të apelonte ndaj gjetjeve të FIFA-s në komitetin e apelit.
Ndërhyrja e tij dramatike e bëri qesharake përpjekjen e FIFA-s për të hequr dorë një herë e mirë nga akuzat më të fundit që e kanë njollosur edhe më shumë reputacionin e saj, i cili është vënë në dyshim prej kohësh.
Garcia kishte bërë thirrje më herët për një publikim të plotë të raportit të tij, që besohet të ketë 350 faqe. Hans-Joachim Eckert, kryetari i departamentit të vendim-marrjes  në komitetin e etikës tha se kjo nuk ishte e nevojshme.
FIFA ka qenë e vendosur të mos publikojë raportin e Garcias, nga frika se ai mund të ketë bërë akuza të rënda ndaj anëtarëve të komitetit ekzekutiv dhe kulturës së organizatës. Sponsorët e FIFA-s, që përfshijnë Adidas-in, Sony-n, Visa-n dhe Coca Cola-n, e kanë bërë të qartë shqetësimin e tyre për reklamën negative dhe kanë bërë të ditur se presin një investigim gjithëpërfshirës. Ndërkohë, FIFA po hetohet edhe prej FBI-së. CNN ka raportuar se FBI po kërkon që të ketë akses në investigimin e Garcias.
Përveçse Katarin, përmbledhja e Eckert shfajësoi edhe Rusinë për sjellje të papërshtatshme, ndonëse vërente që kandidatura e saj kishte “një sasi të kufizuar dokumentash”. Ekipi rus bëri të ditur se kompjuterët që kishte përdorur për kandidaturën më vonë ishin shkatërruar dhe nuk ishte në gjendje që të siguronte të dhënat dhe përmbajtjen e emaileve nga Google.
Raporti përfshinte kritika ndaj disa vendeve kandidatë, përfshirë Anglinë, që u akuzua se kishte shkelur rregullat e procesit duke “kërkuar favore” nga Jack Warner, një ish zëvendës president i FIFA-s, i cili dha dorëheqjen në vitin 2011 mes akuzave për rryshfetmarrje.
“Përgjigja e Anglisë ndaj kërkesave të pahijshme të Warner … dëmtoi integritetin e procesit të përzgjedhjes së fituesit”, thuhej në raportin e Eckert.
Pati edhe indikacione për marrëveshje mes anëtarëve për të shkëmbyer vota, duke qenë se ata po zgjidhnin njëkohësisht organizatorët e dy turneve të ardhshëm.
FIFA bëri të ditur se do u përgjigjet akuzave të Garcias “në kohën eduhur”./Financial Times/

Pershtatur nga www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button