Sport

Figura e njohur angleze sulmon Granit Xhakën: Zvicra humbi prej tij, bëri paraqitje të turpshme

Zvicra ka humbur ndaj Suedisë dhe është eliminuar nga Botërori i Rusisë. Goditja e Forsberg dhe devijimi i pafat i Akanji, ndikuan që zviceranët të largohen nga ky turne edhe pse flitet vetëm për humbjen e tyre të parë.

Pas përfundimit të takimit, do të ishte ish-mbrojtësi i Mançester Junajtid, Phil Neville ai që do t’i përvishej Xhakës, duke thënë se ka bërë një lojë të dobët.

“Ai i kushtoi shumë Zvicrës në ndeshjen e sotme. Kjo pasi Forsberg i erdhi te zona, ndërsa Xhaka e la të vallëzojë lehtësisht me topin.

Mund të them se Xhaka është një lojtar i rremë.

Ai ndoshta në fundin e takimit pasi është ulur në dhomat e zhveshjes, ka thënë se zhvilloi një lojë të mirë, pasi i ka pasuar topin shokëve të skuadrës.

Për mua nuk është tipi i lojtarit që preferoj dhe e konsideroj paraqitjen e tij të turpshme”, ka thënë Neville.

Leave a Reply

Back to top button