Sport

Fillon grumbullimi i tifozave “Kuq e Zi” para stadiumit të Lensit (Foto)

Screen Shot 2016-06-11 at 12.24.56

Tashmë ka filluar grumbullimi i tifozave “Kuq e Zi” para Stade de Gallert të Lensit.
Eshtë komentatori i Supersport dhe njeriu mediatik më afër kombëtares, Dritan Shakohoxha, ai që po qëndron para stadiumit të Lensit, shkruan Telegrafi.

Aty shihen disa qindra tifozë teksa janë mbledhur në pritje të duelit i cili fillon për tri orë.

Pritet që edhe mijëra të tjerë të bashkëngjiten me tifozët që tashmë janë para stadiumit, në mënyrë që sa më shpejt t’i zënë vendet e tyre në stadium për të përkrahur kombëtaren.

Ndeshja fillon nga ora 15:00. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button