Sport

Finalja e Champions/ 1156 kilometra në këmbë, për të ndjekur ekipin e zemrës

Screen Shot 2015-06-05 at 21.07.44

1156 kilometra të përshkrura në këmbë, vetëm për një biletë për të ndjekur finalen e “Uefa Champions League”.

Kjo eshte aventura e Nicolo, i cili ka arritur të përshkruaj në këmbë një kalvar të gjatë kilometrash, pasi kishte premtuar përmes një postimi në rrjetin social “Twiter” se në rast se skuadra e tij e zemrës, Juventusi, do të kalonte në finalen e Berlinit, ai do të udhëtonte me këmbë ose me bicikletë për të parë ndeshjen, dhe pse qyteti ku ai banonte është 1156 km larg.

Klubi i Juventust, menjëherë pasi mësoi lajmin, i premtoi një biletë falas për të ndjekur finalen që do të luhet ditën e shtunë kundër Barcelonës.

Nicola e realizoi këtë premtim që kishte dhënë duke udhtuar për 8 ditë rrjesht më këmbë dhe bicikletë për të mbërritur aty ku ndodhej sot në kryeqytetin gjerman të Berlinit, për të parë ekipin e zemrës dhe finalen e madhe të “Champions League”./f.b/TemA

Leave a Reply

Back to top button