Sport

Fitorja me Veronën Interit i solli një rekord, por Spaleti kërkon që të qëndrojë me këmbë në tokë

Trajneri i Inetrit Luçiano Spaleti pas fitores se mbrëmshme kundër Veronës, ka bërë një deklaratë që tregon modestinë e tij. Spaleti deklaratën e bëri në një reagim për e “Premium Sport”, duke e nisur me një koment për penalltinë e akorduar për verdheblutë: “Janë episode të vështira për t’u diskutuar, është e kotë t’i komentosh. Nëse arbitri e akordoi, do të thotë që pati të drejtë”.

Për sa i përket rekordit trajneri zikaltër duket se nuk mendon fare. “Asnjë, do shtohet një tjetër shkrim në historinë e klubit dhe tani le të shohim përpara. Duhet të shkojmë në fund të këtij tuneli që do zgjasë deri në qershor për të parë dritën në fund”, ishin fjalët e Luçiano Spaletit.

Leave a Reply

Back to top button