Sport

“Fitorja” tjetër, ajo e financave

Screen Shot 2015-10-12 at 11.18.01Përveç prestigjit, gëzimit të madh për një kualifikim historik që e bashkon Shqipërinë për herë të parë me ekipet më të mirë të kontinentit, ka edhe një tjetër lajm të mirë dhe ai i përket financave.

Sipas rregullave të UEFA-s, cilido ekip që kualifikohet për në Francë2016 do të përfitojë automatikisht plot 12 milionë Euro. Një shumë e majme, që sigurisht do të shëndoshë tej mase arkat e Federatës Shqiptare të Futbolit. Gjë që padyshim, dhe kjo u intereson të gjithë tifozëve, mund të ndezë shpresën që më në fund edhe kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, në një të ardhme jo të largët, të ketë një stadium të standarteve europianë. Gjë për të cilën nevojitet, sigurisht, edhe bashkëpunimi i qeverisë shqiptare.

Ndërkohë, përvec 12 milionë Eurove, ekipet që marrin pjesë në Euro2016 do të përfitojnë dhe 1 milionë euro për fitore dhe 500 mijë Euro për barazimet.

 

 

Leave a Reply

Back to top button