Histori

Flijimet e njerëzve bëheshin për perënditë apo elitat?

Screen Shot 2016-04-11 at 07.36.20

Prej një kohe të gjatë është pranuar, se kultura si ajo e Aztekëve praktikonin sakrificën e njeriut për të qetësuar Zotat. Por tanimë, siç sugjerojnë studimet e reja, sakrifica njerëzore mund të ketë pasur një anë edhe më të errët. Shkencëtarët kanë zbuluar tashmë se këto vrasje ceremoniale, të cilat publikisht ishin të destinuara për të qetësuar Zotat, mund të kenë mundësuar qëndrimin e ‘elitave’ në pushtet.

Një teori e re fetare e evolucionit, e quajtur “hipoteza e kontrollit social”, sugjeron se elitat shoqërore mund të kenë përdorur sakrificën njerëzore për të ngritur statusin e tyre, duke pretenduar miratimin e të mbinatyrshmes për veten e tyre. Dhe kjo sigurisht që do të ngjallte një frikë të madhe në mesin e popullit.

Ata kanë arritur në përfundimin, se ajo mund të ketë inkurajuar zhvillimin e qytetërimeve komplekse detare në Azinë Juglindore dhe Paqësorin e Jugut. “Ekzistojnë dëshmi anekdotike nga zona të tjera të botës, ku sakrifica njerëzore është përdorur për të ruajtur dhe kontrolluar  popullatën”- thotë psikologu Zhozef Uots, njëherazi doktorant që studion evolucionin kulturor në Universitetin e Oklendit në Zelandën e Re.

Uots dhe ekipi i tij studiuan shtresëzimin social, tek shoqëritë që kanë përdorur sakrificën njerëzore. Ata gjetën se kjo praktikë ishte më shumë i zakonshme tek kulturat në të cilat kishte një ndarje më rigoroze mes klasave. Sipas tyre, dy të tretat e shoqërive shumë të shtresëzuara e praktikonin ritualin makabër, në krahasim me vetëm një të katërtën e shoqërive egalitare, sikurse raportohet në numrin e fundit të revistës “Nature”.

“Njerëzit thonë shpesh se feja mbështet moralin”-thotë Uots. Megjithatë, ky studim thekson një tjetër aspekt të besimit tek hyjnorja. “Ajo tregon se si feja mund të shfrytëzohet nga elitat sociale për të mirën e tyre”. Në Mesoamerikë, kultura e sakrificës njerëzore është parë si një dëmshpërblim për sakrificat që kishin bërë vetë Zotat duke krijuar botën dhe diellin, por nuk mund të mohohet se do të kishte qenë një efekt i dobishëm dytësor i frikësimit të ambasadorëve të huaj dhe popullatës në përgjithësi. Një mjet terrori, që elitat do ta kenë gjetur si mjaft të përshtatshme për ta shfrytëzuar./bota.al

Leave a Reply

Back to top button