Sport

FOTO / “Shko dhe tregoi botës se je më i mirë se Messi dhe do fitosh Kupën” …

Trajneri i kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low, zbuloi për mediat se çfarë i tha Mario Goetze përpara se ai të hynte në fushë dhe të shënonte atë gol vendimtar për fitimin e Kupës së Botës. “I thashë Goetze që shko dhe tregoji botës se je më i mirë se Lionel Messi dhe që mund të fitosh Kupën e Botës,” tha Low. Gjermania fitoi me rezultatin 1 me 0 në kohën shtesë, duke mundur kështu Argjentinën e Lionel Messi-t dhe fituar Kupën e Botës për herë të katërt. Miliona njerëz në Gjermani, por edhe në mbarë botën shpërthyen në gëzim. Në stadium ishte edhe kancelarja Angela Merkel, që i përqafoi të gjithë lojtarët. /TemA/

2014 FIFA World Cup Football Final Argentina v Germany Jul 13th shko 10 shko 9 shko 8 shko 7 shko 6 shko 5 shko 4 shko 3 shko 2

Leave a Reply

Back to top button