Sport

FOTOT/ “Despoti” Blater dhe historia e tij jashtëmartesore me një femër sa gjysma e moshës së vet

Screen Shot 2015-05-29 at 1.27.28 PMSep Blater është i zhytyr në skandalin më të madh korruptiv në historinë e futbollit.

Dhe, shumëkush priste që aid je të shfaqej përkrah bashkëshortes së vet, në këtë moment të vështirë të tij.

Por, jo, ai e ka lënë atë në shtëpi.

Blater është ulur paturpësisht në kongresin e 65 të FIFA-s, përkrah 49-vjeçares Linda Barras, e veshur me të kuqe, e cila është 30 vjet më e vogël se ai dhe e martuar me një agjent të njohur shitjesh pasurish zvicerian.

Sipas shtypit zvicerian, ata kanë një lidhje jashtëmartesore bashkë.

Por, burri i zonjës Barras, e krishterë, e mohon këtë gjë.

Ai thotë se ata janë “miq të ngushtë”.

Por, pakëkush e beson këtë gjë.

Sido që të jetë e vërteta, ata janë fotografuar dje duke u marrë me njëri-tjetrin dhe duke pëshpëritur gjatë gjithë ceremonisë së zymtë.

Do të jenë bashkë edhe sot, kur me shumë mundësi Blater do të zgjidhet për herë të 5-të në krye të FIFA-s, pavarësisht skandalit të rëndë që ka përfshirë këtë institucion.

Blater pretendon se ka transformuar futbollin dhe ka bërë shumë për të.

Si shembull suksesin për organizimin e Kupës së Botës në Afrikën e Jugut, pasi ishte hera e parë që një even i tillë organizohej në vendet afrikane.

Megjithatë, thënia e tij se ky organizimin do të “transformonte jetët e miliona afrikanëve të varfër”, mbeti thjesht një premtim.

Tashmë Blater është kthyer në një despot dhe duket duket i paprekshëm.

Madje edhe në raste tronditëse korrupsioni si ky i fundit.

Ai, si për karshillëk, jo vetëm që nuk tregon shenja përulësie, por shfaqet edhe me të dashurën e tij./b.l/TemA

Screen Shot 2015-05-29 at 1.28.11 PM Screen Shot 2015-05-29 at 1.28.03 PM Screen Shot 2015-05-29 at 1.27.59 PM Screen Shot 2015-05-29 at 1.27.53 PM Screen Shot 2015-05-29 at 1.27.28 PM

Leave a Reply

Back to top button