Sport

FOTOT/ Me qeleshe dhe kostume popullorë, tifozat kuqezi pushtojnë Kopenhagenin

1Tifozët kuqezinj po marshojnë drejt Kopenhagenit. Të gjithë të veshur me ngjyrat identifikuese të kombëtares shqiptare, të kombit tonë.

Nëse nga Shqipëria janë nisur dje mbi 10 autobusë, duke iu nënshtruar një rrugëtimi të gjatë e të lodhshëm prej mbi 2000 km, të tjerë kanë fluturuar sot nga Aeroporti i Rinasit.

Në total, tifozë nga brenda kufijve shtetërorë të vendit tonë, që janë pajisur me bileta, janë 2150 persona, por shumë të tjerë, rreth 4 mijë, kanë siguruar bileta të ndeshjes në mënyra të ndryshme.

Ky kontigjent përbën problemin më të madh për organizatorët, sepse ata, nëse lejohen të hyjnë në stadium, duhet të vendosen në pjesën e tifozëve danezë.

Policia dhe DBU ka thënë se do të ketë kontroll të rreptë dhe asnjë nuk do të lejohet në “Telia Parken”, në vende që nuk janë rezervuar për shqiptarët.

E megjithatë, tifozët kuqezinj nuk janë tutur nga ky paralajmërim, kanë udhëtuar që nga Kanadaja e largët e thuajse të gjitha vendet e Europës për të qenë sonte në kryeqytetin danez, me shpresën se të besuarit e Gianni De Biasit do të marrin një rezultat pozitiv dhe rruga drejt finaleve të “Euro 2016” do të bëhet më e sigurt, transmeton telesport.

Që dje, kur kombëtarja shqiptare mbërriti në Aeroportin e Kopenhagës, qindra tifozë i kanë mirëpritur beniaminët kuqezinj.

Në mbrëmje dhe sot paradite kanë qëndruar jashtë hotelit ku është sistemuar përfaqësuesja shqiptare, duke brohoritur e dhënë zemër lojtarëve.

Ndonjëri prej tyre, si Ballist Morina, ka arritur të hyjnë edhe në hollin e hotelit, duke bërë foto me kapitenin Lorik Cana dhe lojtarë të tjerë. Sidoqoftë, festa e vërtetë kuqezi, demonstrimi i tifozëve të kombëtares shqiptare do të nisë rreth orës 16:00.

3 2 1 4

Leave a Reply

Back to top button