Sport

Franca është prova gjenerale për Shqipërinë

Screen Shot 2015-06-12 at 22.28.58

Takimi me Francën shikohet si një provë e përgjithshme për Kombëtaren. Ndeshjet kualifikuese që do të luhen në shtator janë tepër të rëndësishme dhe përballja e nesërme do të ndihmojë Gianni De Biasi të qartësojë idetë për alternativat që mund të ketë në dispozicion.

“Unë nuk duroj kur të dëgjoj fjalën humbje. Nuk do të thotë që nuk mund të humbasim, pasi janë të tre rezultatet. Ne duhet të jemi krenarë për këta lojtarë dhe të mos të tregohemi euforikë. Kemi përgatitur këtë ndeshje shumë mirë duke u kujdesur për gjithçka. Objektivi është që të përmirësohemi për dy ndeshjet kualifikuese, për të arritur ëndrrën e kualifikimit. Takimet e shtatorit për mua janë vendimtare. Nuk do të jetë Franca e ndeshjes e parë dhe do të jetë një ndeshje më e vështirë. Në këtë takim do të luajnë lojtarët, të cilët janë aktivizuar më pak dhe do të kenë mundësinë të tregojnë veten e tyre” – ka thënë De Biasi në konferencën e fundit para takimit me Francën.

Nga minuta e parë do ta nisë Berisha, Hysaj, Cana, Ajeti, Aliji, Basha, Kaçe, Lila, Lenjani, Roshi, Cikalleshi. Në këtë sfidë nuk do të jenë shumë titullarë, mes tyre edhe Mërgim Mavraj, i cili është i dëmtuar dhe pritet të mungojë gjatë.“Shpresojmë që Mërgimi të rikuperohet sa më shpejt. Ai është një pjesë e rëndësishme e ekipit. Megjithatë detyra e trajnerit është që të gjejë alternativa të vlefshme. Kjo do të jetë një mundësi e mirë për të treguar vlerat e atyre lojtarëve që janë grumbulluar” – ka deklaruar kapiteni i Kombëtares. Lorik Cana në fund ka pranuar se tani vendimi i Gjytakës së Arbitrazhit Sportiv nuk është më në dorën e ekipit apo federatës dhe se nuk do të ndikojë në përgatitjet e ekipit./Sportal

Leave a Reply

Back to top button