Sport

Francë-Nigeri, ja përse Giroud duhej të dilte me të kuqe

giroudJohn Obi Mikel thotë se Olivier Giroud është dashur të përjashtohej me karton të kuq në ndeshjen ndërmjet Francës dhe Nigerisë. Les Bleus e fituan me rezultat 2-0 takimin e të tetës së finales, ndërsa gjatë lojës sulmuesi i Arsenalit e preku pak me bërryl qëllimisht mesfushorin e Chelseat. Këtë e pa arbitri Mark Geiger, por ai vetëm ia tërhoqi vërejtjen sulmuesit francez duke mos e ndëshkuar. “Po, më goditi me bërryl dhe arbitri e pa dhe vetëm e paralajmëroi, madje nuk i dha as karton të verdhë, asgjë”. “Ishte gjë e keqe. Ne e njohim futbollin – nëse e sheh, duhet të veprosh. Arbitri e pa”, ka deklaruar Mikel për Mirror Sport. /Telegrafi/

 

Leave a Reply

Back to top button