Sport

Fundi i pandëshkueshmërisë

Screen Shot 2015-05-29 at 10.12.46

Nga Pim Verschuuren

Studiues, Instituti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Strategjike, Francë

Më 27 maj shtatë drejtues të lartë të Federatës Ndërkombëtare të futbollit (FIFA) u ndaluan nga autoritetet zviceriane për akte të dyshuar për korrupsion. A ju habisin këto akuza? A është kjo një premierë në historinë e instancave të mëdha të drejtimit të futbollit?

Po dhe jo. Jo, meqënëse qysh prej shumë vitesh, tani dëgjohen shumë zëra për rastet e korrupsionit, trukime, pastrim parash apo përvetësime që kanë ndodhur në krye të FIFA dhe të disa federatave të tjera sportive ndërkombëtare. Hetimet e bëra nga BBC i kanë zbuluar këto praktika. Në fillim të viteve 2000, pati gjithashtu disa hetime juridike të ndërmarra nga gjykata federale zviceriane, të cilat nuk janë bërë në kohë.

BKT Reklama

Megjithatë, kjo është hera e parë që drejtësia amerikane shqyrton këtë dosje. Mundet të habitemi, por vërehet re se drejtësia amerikane nuk ngurron të zbatojë parimin e ekstra-territorialitetit, domethënë të akteve të ndërmarra jashtë vendit nga individë apo subjekte të huaja, që mund të bien brenda fushës së ligjit amerikan. Dihej që qysh prej vitesh, se FBI hetonte FIFA-n. Rrjedhjet e informacionit zbuluan se Chuck Blazer, një ish anëtar i Komitetit ekzekutiv të FIFA-s dhe sekretar i përgjithshëm i Konfederatës së përgjithshme të futbollit të Amerikës së veriut, Amerikës qëndrore dhe Karaibeve (CONCACAF), bashkëpunonte me shërbimin e informacionit të brendshëm duke realizuar dëgjime të anëtarëve të tjerë të komitetit ekzekutiv të FIFA. Këto arrestime janë pra arritje si rezultat i hetimeve në vite nga ana e amerikanëve, por në të njëjtën kohë veçse një fillim. Sigurisht do të kemi një proces ku autoritetet amerikane nuk ngurrojnë të gjykojnë apo të dënojnë institucione apo individë të huaj.

Në fakt kjo është një premirë në historinë e instancave të mëdha të drejtimit të futbollit, dhe madhe të sportit në përgjithësi, të shohim drejtësinë amerikane aq të ashpër dhe ngulmuese në zbatimin e ligjeve. Duhet të kujtojmë se federatat e mëdha sportive mbrihen nga një imunitet relativ juridik në Zvicër, qysh kur ato janë vendosur aty në fillim të shekullit 20. Mendoj se këto ngjarje shënojnë pra fundin e kësaj pandëshkueshmërie.

Përse FIFA i fshin kritikat e shumta, që i bëhen prej shumë vitesh për drejtimin e saj? A është i mundur një rinovim i funksionimit të saj?

Kritikat e mëdha që lidhen me të gjithë këtë varg mashtrimesh mund të shpjegohen me disa karakteristika të brëndshme të FIFA-s. Sëpari është fakti që FIFA gjeneron shumë para (rreth 1,4 miliard euro të ardhura vjetore). Dihet gjithashtu që FIFA ka shumë pak rregulla të brëndshme. Ajo është një strukturë e vogël, e cila nuk ka më shumë se 400 punonjës. Dihet sot, sidomos mënyra se si ky institucion i menaxhon aferat e ndryshme që e njollosin atë, duke pasur shumë pak kontroll mbi aktivitetet e saj.

FIFA ka një karakter thelbësisht ndërkombëtar: federatat kombëtare veprojnë me konfederata rajonale që ato vetë janë në lidhje me individë që zotërojnë llogari off-shore, që udhëhiqen nga legjislacione të ndryshme. Duke qenë se nuk ekziston polici ndërkombëtare, është pra shumë e vështirë për një hetues kombëtar të ndjekë të gjitha aktivitetet e FIFA nëpër botë, të përfshirë në juridiksione të ndryshme dhe rajone të ndryshme të botës.

Ai që ka prekur FIFA-n sot është një fenomen që ndikon në sektorë të tjerë që janë gjithashtu me likuiditet të lartë dhe me karakter ndërkombëtar të rëndësishëm. Rinovimi i FIFA-s është i mundur pasi imazhi i saj publik dhe ai i futbollit botëror janë prekur rëndë nga të gjitha këto afera.

Për momentin, FIFA ka treguar shumë pak zell për të zbatuar reforma. Kjo u pa me raportin e Garcias vitin e kaluar, konkluzionet e të cilit nuk u morën në konsideratë nga FIFA. Hetuesi amerikan i cili punonte për federatën ka dhënë dorëheqjen dhe është shkëputur me konkluzionet e FIFA, vis-à-vis këtij raporti. Pati vetëm disa reforma të vogla që u vunë në zbatim.

Ditët e ardhshme presioni mediatik ndofta do ta detyrojë ndryshimin. Në të gjitha rastet të shpresojmë. Për mendimin tim do të duhet gjithashtu që sponsorët që financojnë një pjesë të ardhurave të FIFA, të kritikojnë institucionin dhe të shtyjnë drejtuesit të ndryshojnë sistemin. Kohët e fundit Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës, si dhe shoqata të të shumta që përfaqësojnë shoqërinë civile apo ish aktorë mediatikë, kanë bërë presion në këtë drejtim. Por për momentin, sistemi “Blatter” gjithmonë ka arritur me sukses t’ia dalë mbanë.

Nëse Sepp Blatter rizgjidhet, a do të vihet pozita e tij në pozicion të keq nga ky rast? Po në lidhje me takimet e ardhshme botërore?

Përveç arrestimeve të bëra me kërkesën e autoriteteve amerikane, autoritetet zviceriane deklaruan se do të bënin një hetim për pastrim parash e lidhur me aferat e kampionateve botërore të vitit 2018 dhe vitit 2022. Sepp Blatteri sigurisht është në një pozicion të keq, por si gjithmonë ai ka mbetur në krye të institucionit. Por presioni sot është aq i madh saqë do të ishte e habitshme që ai të qëndrojë në krye të FIFA-s akoma dhe katër vjet. Pa harruar këtu që Kampionati botëror i Rusisë do të zbulojë presione të tjera, sidomos atë të një bojkoti eventual. Megjithatë nuk duhet përqëndruar vetëm tek Sepp Blatteri, meqënëse korrupsioni është gjë e dukshme e zakonshme në FIFA. Për rrjedhojë nëse një person tjetër do të vinte në krye të institucionit, ose do të zëvendësonte Sepp Blatterin në vijim të një dorëheqje, kjo medomos nuk do të mund të përfaqësonte një ndryshim. Organizata të tjera si Komiteti Ndërkombëtar Olimpik për shembull, kanë treguar se është e mundur të reformohen. Për rrjedhojë, FIFA është në gjëndje, me kusht që të ketë me të vërtetë një lloj kontrolli dhe presion të jashtëm, për të detyruar një ndryshim që do të burojë nga brenda.

Qysh me vendosjen e Komitetit ndërkombëtar olimpik (CIO) në vitin 1915, Zvicra ka tërhequr rreth dyzet federata sportive ndërkombëtare dhe njëzet organizata të tjera sportive sidomos për arsye fiskale. Po në lidhje me pozitën e Zvicrës dhe të legjislacionit të saj fiskal dhe çështje penale?

Eshtë e vërtetë që Zvicra ka treguar shumë pak vullnet për të ndjekur autoritetet sportive deri tani. Deri kohët e fundit, anëtarët e federatave ndërkombëtare sportive ishin të imunizuar nga çdo hetim i lidhur me korrupsionin dhe pastrimin e parave. Por qysh prej dhjetorit të vitit të kaluar, një ligj tashmë thotë se këta njerëz janë “politikisht të ekspozuar” dhe mund të jenë objekt i një hetimi për pastrim parash. Brënda dy viteve, ato do të jenë ndjekur gjithashtu për akte korrupsioni, gjë krejtësisht e re kjo. Këto persona më parë përfitonin stricto sensu, një imunitet juridik në këto dy fusha. Zvicra, krahas të qenurit një parajsë fiskale duke i dhënë përjashtime fiskale federatave sportive ishte njëkohësisht një parajsë juridike. Kjo situatë duket se më në fund është duke ndryshuar. Do të duhet të presim të shikojmë nëse në vitet e ardhshme Zvicra realisht do të zbatojë një legjislacion më strikt. Në vijim të krizës ekonomike botërore të vitit 2008, parajsa fiskale dhe Zvicra në radhë të parë duhet t’i përgjigjen gjithnjë e më tepër akuzave dhe qortimeve ndaj regjimit fiskal dhe juridik.

s.m./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button