Shkence

Fuqia e habitshme e yllit që rivalizon forcën e vrimave të zeza

Screen Shot 2016-04-13 at 11.09.38Astronomët kanë zbuluan një yll super të dendur neutronesh, i cili ndodhet rreth 4.400 vite dritë larg nga Toka dhe që përhap gaz në hapësirë. Ato shtëllunga gjigande formohen kur graviteti i yllit neutron e tërheq gazin nga ylli i tij shoqërues, dhe një pjesë e gazit shpërndahet larg. Ajo çfarë ka hipnotizuar shkencëtarët, është fuqia e tij e madhe, diçka që zakonisht lidhet me vrimat e zeza.

Ata e quajtën yllin PSR J1023 + 0038, ndërsa ai ka shfrime shumë më të forta gazi nga sa pritej. “Vrimat e zeza cilësoheshin si mbretëreshat e pakontestueshme të formimit të shfrimeve të fuqishme, madje edhe kur ushqeheshin me vetëm pak material nga ylli i tyre shoqërues”- thotë Dr. Adam Deler, astronom në Institutin Holandez për Radio Astronominë, dhe autor kryesor i studimit.

“Për krahasim, yjet neutrone duken se lëshojnë shtëllunga relativisht të vogla, të cilat bëhen të ndritshme në mënyrë të mjaftueshme sa për të parë kohën kur yjet neutrone thithin gazrat nga shokët e tyre në një shkallë shumë të lartë”. Një yll neutron është një objekt relativisht i vogël qiellor, i përbërë nga grimca të paketuara neutronesh. Ai ka një diametër rreth 20 km dhe masë prej rreth 1.4 herë më shumë nga ajo e diellit tonë.

Kjo do të thotë se një yll neutron është aq i dendur saqë në Tokë, një lugë çaji prej tij do të peshonte një miliardë tonë! Yjet neutrone kanë një forcë jashtëzakonisht të madhe gravitacionale, dhe gjithashtu mund të kenë fusha magnetike një milion herë më të forta se sa fushat e forta magnetike të prodhuara në Tokë. Yjet neutrone janë një nga gjendjet fundore të vdekjes së një ylli./bota.al

Leave a Reply

Back to top button