Sport

Futbolli Amerikan në qendër të vëmendjes, lojtari pëson dëmtim të rëndë në fushë

Nëse ka një sport që është më i vështiri, ai është futbolli amerikan. Gjithmonë është cilësuar një sport që nuk mund të bëhet nga të gjithë dhe luajnë vetëm ata që kanë fizik të fortë, kjo për shkak të ndërhyrjeve të forta që bëjnë sportistët ndaj njëri-tjetrit. Por në mediat e huaja janë botuar disa foto ku shihet një dëmtim që mund të quhet një ndër dëmtimet në horror që janë parë në fushën e blertë.

Pamjet vijnë nga ndeshja e Saints-Chicago Bears duket se aprovojnë këtë vlerësim. Lojtari i Chicago Bears, Zach Miller, ka thyer këmbën në fushë pas një përplasje me një kundërshtar. Zyrtarisht dëmtimi u cilësua si një gju i zhvendosur, por dhe mediat në Amerikë dhe vetë pamjet tregojnë se problemi ka qenë më i rëndë sesa një zhvendosje e gjurit.

Leave a Reply

Back to top button