Sport

Futbolli dhe aferat, arsyet e një amalgami

Pim Verschuuren

Studiues në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare Strategjike, Francë 

futboll dhe biznesKëtë javë, dy skandale prekën futbollin francez duke u pasqyruar dhe në shtypin e ditës . Pasqyrimi i tepërt i këtyre aferave ishte njëlloj me atë që bëhet për futbollin, një nga sporte më popullore në Francë dhe në botë. Rastësi apo jo, aferat e zbuluara shpërthyen në të njëjtën ditë nga vënia në paraburgim e drejtuesve të lartë të futbollit francez.

Këtij aktualiteti i shtohen dyshimet për korrupsion të FIFA-s në caktimin e Kupave të Botës për vitin 2018 dhe 2022, si dhe të skandaleve të trukimit të ndeshjeve që lidhen me bastet sportive, ku aktualisht preken shumë vënde evropiane.

Ky grumbullim i mashtrimeve – të dyshuara – në të gjitha nivelet e disiplinës mundet lehtësisht të shkaktojë konfuzion dhe një flakje në bllok të futbollit si një “sistem mafioz”, ku autoritetet sportive do të ishin dashamirëse, ose përndryshe bashkëfajtore të kësaj situate.

Duhen kuptuar arsyet të cilat të nxisin në këtë amalgamë dhe në harresën që shumica e takimeve të futbollit – profesionist apo amator – zhvillohen në mënyrë të ndershme. Nuk bëhet fjalë këtu për të mohuar faktet që janë aktualisht shkaku, as dhe të mbrojmë futbollin. Autoritetet që drejtojnë futbollin kanë tejkaluar disa rrëshqitje që ato duhet t’i luftojnë shumë më seriozisht, sepse ato shkaktojnë një dëmtim të madh të imazhit të sportit.

Eshtë mira që së pari t’i ndajmë aferat e javë: nga një anë, një klub i Ligës 2 (Olimpik e Nimës) të cilët tentuan të rregullojnë disa takime të fundit të sezonit për të siguruar qëndrimin e tyre në kategorin e Ligës 2; nga ana tjetër, shpërdorimet dhe përvetësimet që ishin bërë me transaksionet financiare që kishin të bënin me transfertat e lojtarëve në një klub të Ligës së 1 (Olimpik i Marsejës).

Në rastin e dytë, terreni sportiv nuk është i përfshirë me të vërtetë, por është marrë me përvetësimin e transaksioneve financiare. Në rastin e parë, në mënyrë të dukshme bëhet fjalë për veprim të izoluar të një klubi. Nuk mundemi në asnjë rast të justifikojmë këto praktika, por duhet t’i ndajmë ato dhe të kuptojmë motivin e tyre.

Në kundërshtim me atë që mund të mendohet, ne nuk jemi a priori në prani të një sistemi kriminal të organizuar, as të një mafie të përgjithshme të futbollit në Francë.

Nëse këto afera zënë kronikat e shumta të lajmeve, më shumë se ato që prekin sektorë të tjerë të shoqërisë, me vështirësi kuptohet që futbolli nuk është vetëm një sport botërisht popullor dhe një spektakël i madh televiziv. Ai përbën në realitet një sektor ekonomik si të tjerët, ku përzihen sipërmarrës, investitorë, promotorë, mediat, konsumatorët dhe mjaft aktorë të tjerë të interesuar [1]. Duke arritur në një shkallë industriale, futbolli nuk tërheq vetëm të apasionuarit e lojës, por gjithashtu shumë oportunistë, të cilët nuk respektojnë domosdoshmërisht rregullat.

Në këtë kuptim, futbolli nuk ndryshon pra nga asnjë aktivitet tjetër ekonomik, në të cilin gjithashtu mund të ndodhin mashtrimet me kontratat, komisionet, shkeljet e ligjit, konfliktet e interesave, veprimet e korrupsionit, marrëveshjet e një karakteri monopol, si dhe pastrimi i parave.

Nuk duhet të besojmë në iluzionin e një futbolli ekzemplar dhe të ndershëm, as të besojmë për një futboll mafioz dhe dekadent. Futbolli është imazh i shoqërisë, dhe prandaj situatat janë shumë të ndryshme, nga një vend në tjetrin.

Në se ju dëshironi të njihni nivelin e korrupsionit sportiv për çdo vend, shihni klasifikimin dhe indeksin e korrupsionit të përgjithshëm të vendosur nga Transparency International, ku përfshihet dhe korrupsioni sportiv. Franca, megjithatë, nuk del mjaft e fituar në këtë klasifikim (në vendin e 22 në vitin 2013), duke dhënë prova se në fakt në sektorin politik, ekonomik, administrativ (dhe sportiv), ajo ka ende për të bërë progres. Por ajo është përpara vëndeve të tjera, ku shteti i së drejtës ka hedhur më pak rrënjë dhe ku korrupsioni është endemik.

Ekziston megjithatë një ndryshim midis futbollit dhe sektorëve të tjerë të shoqërisë, ndryshim që mund të shpjegojë konfuzionin në integritetin e futbollit. Në vështrimin e skandaleve që e nxijnë futbollin, shumë pak proceduara juridike kanë sukses, gjë që lë të nënkuptohet që sporti është i “mbrojtur”. Ekziston kështu një errësirë në praktikat e përdorura në gjirin e futbollit dhe shtrirjen e mashtrimit, duke favorizuar “teoritë e komplotit”.

Tre shpjegime për këtë: Së pari, është më e vështirë për një gjykatës të hetojë për futbollin se sa për një sektor tjetër, sepse duke u pasqyryar mjaft në mediat televizive dhe në shtyp, futbolli është në fakt një objekt veçanërisht i ndjeshëm në sytë e opinionit; ky ekspozim i tepërt dëmton megjithatë hetimin duke shkaktuar rrjedhje të informacionit, instrumentalizime, ndërhyrje, etj.

Krahas kësaj, futbolli duke qenë një treg ndërkombëtar, disa afera përfshijnë sisteme financiare komplekse që lidhen me parajsat fiskale, lidhje ndërkombëtare, aktorë të pa njohur, për të cilët është e vështirë për hetuesit të ndjekin gjurmët. Por dhe administrata e sportit paraqet problem.

Në fakt futbolli drejtohet në mënyrë private. Ndeshjet, sistemi i transfertave, caktimi i të drejtës televizive rregullohen dhe inspektohen nga organe private (federatat dhe kategoritë e futbollit) [2].

Këto nuk mund të kenë mjete kontrolli, as dhe hetimi mbi teknikat e sofistikuara të mashtrimit që kërkojnë përgjimet telefonike, kërkimet, kontrolli bankar dhe financiar etj.

Të gjitha këto elemente nuk i shfajësojnë autoritetet sportive nga përgjegjësitë e tyre. Ato duhet t’i shëmbëllejnë autoriteteve publike për të përmirësuar ndjekjen dhe mbikqyrjen e aktiviteteve që ato administrojnë.

Kritikohet futbolli pra, për arsye të këqia. Problemi nuk është aq shumë në veprimet kriminale që ndikojnë në këtë aktivitet ashtu si dhe në aktivitetet e tjera, por më tepër në paaftësinë (dhe nganjëherë mungesën e vullnetit) e institucioneve sportive për t’u përshtatur me ndryshimet që ato vetë kanë shkaktuar në gjirin e kësaj disipline.

Situata kërkon një diskutim lidhur me drejtimin e futbollit në nivel botëror, ku aktualisht një strukturë botërore decentralizon një pjesë të madhe të kompentencave të saj (private) në nivelin e shoqatave kombëtare, të cilat në plan të parë kanë autonominë e tyre. Kjo “veçori e sportit” ka limitet e saj, të caktuara nga organi legjislativ. Përballë shumë akuzave dhe dyshimeve, publiku gjithashtu kërkon gjithnjë e më tepër transparencë dhe pranon më pak rregullime jo zyrtare [3].

Pra është koha që autoritetet sportive, për interesin e tyre dhe të publikut të ndërmarrin reforma të brëndshme, të nevojshme për të luftuar në mënyra sa më efikase kundra mashtrimit. Pa dyshim që kjo do të arrihet me një përfshirje sa më të madhe të pushteve publike në rregullimin e një aktiviteti profesional.

[1] Dy shifra për të kuptuar madhësinë e këtij tregu: në vitin 2012, shuma e transfertave në Bashkimin Evropian kapte shifrën 3 miljard euro dhe të ardhurat e UEFA-s në një sezon të kupës së Evropës ishin përafërsisht 1,5 miljard euro.

[2] Për shembull, mbi çështjen e transfertave, liçencat e menaxherëve të lojtarëve jepen nga Federata Franceze e Futbollit FFF (organizëm privat ), ndryshe për shëmbull, nga liçencat e taksive, liçencat e menaxherëve të pasurive të patundshme apo të restoranteve, që jepen nga institucione publike. Një rast tjetër i kësaj veçantie sportive: sistemi evropian i transferatve është në kundërshtim me të drejtën komunitare të qarkullimit të lirë të punëtorëve, meqënëse një futbollist nuk mund të lejë në mënyrë të lirë klubin e tij, kur ai është me kontratë.

[3]Gjatë ndeshjeve në grup për Kupën e Evropës në vitin 1997, Monako dhe Leverkusen zhvilluan një ndeshje (i thënçin) me rezultatin 2-2 duke siguruar secila kualifikimin, pa u bërë skandal dhe pa u hapur një hetim. 

[4] Një shëmbull: gjatë vitit 1995 dhe vitit 2011, numri i transfertave në Bashkimin Evropian është rritur 3,2 herë, ndërsa vlera e përgjithshme e transfertave është rritur 7,4 herë (raporti i KEA-CDES “Studim lidhur me aspektet ekonomike dhe juridike të transfertave të lojtarëve”, 2013).

SHQIPEROI: S.METANI/www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button