Sport

Futbolli është pushtet

Blatter dhe Platini pezullohen për korrupsion. Megjithatë janë të aftët e pandershëm ata që shtyrin gjërat përpara

blatter

Sepp Blatter dhe Michel Platini janë gjetur fajtorë për korrupsion dhe abuzim posti nga Komisioni i Etikës i Dhomës së Arbitrazhit të FIFA-s dhe janë pezulluar për 8 vjet. Ka kënaqësi andej këtej, thuhet se më së fundi janë shqyer dyer e dritare, ka përfunduar era e gjatë e imoralitetit, kthehet ajo mitike e derrit të egër të bardhë. Komisioni Etik evokon pisllëqe burokratike në çdo kohë e në çdo vend dhe kjo është për t’u rrënqethur: një komision etike i një Dhomë Arbitrazhi është pastaj i aftë për gjithçka.

Ndoshta dy të sipërpërmendurit janë edhe mashtrues e gallofë. Ndoshta vërtet Presidenti i FIFA-s i ka dhënë 2 milion franga zvicerane kreut të UEFA-s për ta marrë me të mirë dhe tani nuk është në gjendje të prodhojë prova mbështetëse bindëse për këtë veprim. Sigurisht, të dy satrapët ndajnë të njëjtin delir madhështie dhe, duke qenë se ngjajnë, kapen dhe luftojnë.

Por megjithë sforcimet, nuk shikohet në punën e tyre asgjë të ndryshme nga fakti që kanë shpërndarë favore dhe para në shkëmbim të mbështetjes: domethënë se kanë përdorur plotësisht pushtetin fenomenal të cilin kanë gëzuar. Me fjalë të tjera, kanë bërë politikë. Atëhere, problem nuk është nëse kanë dhënë apo kanë marrë “zarfe”, por nëse ajo e tyre kanë politikë e mirë apo jo.

Blatter dhe Platini e kanë kapur të gjithë vlerën gjeopolitike dhe strategjike të futbollit, ia kanë nuhatur potencialitetet e mëdha politike, diplomatike dhe ekonomike, ia kane transformuar në vlerë të shtuar zgjerimin në kontinente të reja një sporti që deri pak vite më parë ishte i kufizuar kryesisht në Europë dhe në Amerikën e Jugut. Kanë treguar gjithmonë imprinting, “dellin” e menaxherit pasmodern që di sesi të shitet dhe sesi të paraqitet në një skenë botërore. Nuk është pak: nuk njihen shembuj të ngjashëm në sporte të tjera dhe, për hir të së vërtetës, në asnjë institucion ndërkombëtar tjetër, mjafton të shikosh funksionarët gri dhe të thashethemuar e Kombeve të Bashkuara.

Ka qenë një zgjedhje e pakujdesshme apo korrupsioni që i ka caktuar dy Botërorët e ardhshëm në Rusi dhe në Katar? Ka bërë gabim Platinia që e ka zgjeruar formulën e Champions League në vende që i përkisnin ish Bashkimit Sovjetik sepse, sipas snobëve, spektakli do ta pësonte? Por sa do të kish mundur t’u duronte shtytjeve të globalizimit mendjemadhësia e themeluesve europianë?

Pastaj, Blatter është ai i bastit të fituar me të katër duart të Botërorit të parë në tokën afrikane, i vëmendjes sistematike ndaj Azisë, ku në 10 vite futbolli pothuajse ka shpërthyer, duke fituar qindra million dashamirës e tifozë dhe me pasoja ekonomike të mëdha. Në analizë të fundit, nëse lojërat janë hapur, nëse vende dhe grupe interesi të tjera përgatiten të arkëtojnë fitime të konsiderueshme, kjo ndodh sepse pjata përpara është e pasur dhe e kanë pasuruar këta dy zuzarët e mësipërm. Ka gjëra që një Komision Etike pikërisht nuk arrin t’i kuptojë: se i paafti i ndershëm mund edhe të na pëlqejë, por është i afti i pandershëm ai që i çon gjërat përpara.

Përgatiti:

ARMIN TIRANA/Bota.al

Leave a Reply

Back to top button