Sport

Futbolli gjerman, dita më e trishtë

Ekipi gjerman vuajti sot një histori eliminimi në Botërorin e Rusi 2018 duke mos kaluar fazën e grupeve për herë të parë në 19 pjesëmarrje pas humbjes me Korenë e Jugut në ndeshjen e tretë të grupit F. Në këtë Botëror Gjermania shënon paraqitjen e 19-të duke qenë përfaqësuesja europiane me më shumë paraqitje dhe në nivel botëror është federata e dytë pas asaj të Brazilit që ka 21. Gjatë kësaj periudhe gjermanët kanë qenë kampionë në 4 raste: Zvicër 1954, Gjermani 1974, Itali  1990 dhe Brazil 2014. Në këtë mënyrë Die Mannschaft  ka pësuar mallkimin e kampionëve të fundit të botës që mbeten jashtë në fazën e parë të Botërorit pas Francë 2002, Itali 2010 dhe Spanjë 2014. Kështu kampioni në fuqi u eliminua  në fazën e grupeve në 4 nga 5 Kupat e Botës duke qenë vetëm Brazili përjshtim, pasi u shpall kampion në 2002 mundi ta kalojë fazën e parë në Gjermani 2006. Me humbjen e sotme u mbyll shprehja legjendare e ish futbollistit Gary Lineker  që thotë: “Futbolli është një sport, në të cilin luajnë 11 kundër 11-tëve dhe në fund gjithmonë fiton Gjermania”. Pas humbes historike të sotme anglezi e riformuloi shprehjen e tij legjendare dhe shkruajti: “Futbolli është një lojë e thjeshtë. 22 burra ndjekin një top për 90 minuta dhe në fund gjermanët jo gjithmonë fitojnë. Versioni i mëparshëm i përket historisë”.

Kampionët e eliminuar në fazën e parë të botërorëve.

1950: Itali/  1966: Brazil / 2002: Francë/  2010: Itali / 2014: Spanjë/

2018: Gjermani

Gjermania në fazën e parë: në 19 pjesëmarrje botërore, Gjermania ka qenë e para në grupe 12 herë dhe e dyta vetëm 4 herë, e fundit herë ka ndodhur në 1986. Nuk është eliminuar në këtë fazë asnjëherë (në Itali 1934 dhe Francë 1938 nuk pati fazë grupesh, ndërsa në 1930 dhe 1950 nuk mori pjesë)

1954: 2° (e dyta) 1958: 1°(e para) 1962: 1°(e para)  1966: 1°(e para)  1970: 1°(e para)  1974: 2°(e dyta)  1978: 2°(e dyta)  1982: 1°(e para) 1986: 2°(e dyta)  1990: 1°(e para)  1994: 1°(e para)  1998: 1°(e para)  2002: 1° (e para) 2006: 1°(e para)  2010: 1°(e para)  2014: 1°(e para)  2018: 3°  (eliminuar në fazën e parë) .

 

Leave a Reply

Back to top button