Sport

Futbolli me topin e perandorisë amerikane

Hetimi që solli shpërthimin e skandalit të FIFA-s, ndezi dhe drejtoi reflektorët nga një biznes që ishte bërë shumë i errët. Eshtë gjë e mirë. Gjithmonë nëse nuk ka qëllime të fshehur

Screen Shot 2015-06-06 at 16.21.45

Jean-Marie Colombani

Skandali i rryshfeteve të marrë nga disa prej drejtuesve të planetit futboll i ndez dhe drejton edhe një herë reflektorët, nga paratë e sportit. Futbolli, sporti i parë botëror, pasioni i miliarda qenieve njerëzore, është shndërruar në një biznes shumë të madh, me ndikime të fortë mbi ekonominë, jetën politike dhe marrëdhëniet mes shteteve. Fakti që ky skandal u zbulua nga drejtësia amerikane, është në vetvete një gjë e mirë. Por jo çdo gjë është kaq e thjeshtë… Dimë, ose më mirë dyshojmë, se organet e ngarkuar për organizimin e kompeticioneve të mëdhenj ndërkombëtarë kanë një shkallë të lartë korrupsioni. Në Francë, është ende i gjallë kujtimi i polemikave që shoqëruan dhënien e Olimpiadës për Londrën, në dëm të Parisit. Në atë kohë, dështimi iu faturua ngathtësisë diplomatike te presidentit Jacques Chirac. Por kryetari i atëhershëm i Bashkisë së Parisit, Bertrand Delanoë, kishte lënë të kuptohej se Londra ndoshta kishte përfituar prej dhuratave që u kish dhënë aty-këtu, pjesëtarëve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Për t’u rikthyer tek FIFA, akuzat e drejtësisë amerikane të shkaktojnë marramendje. Shumat për të cilat flitet janë të konsiderueshme, dhe sipas autoriteteve amerikane, nuk mbaron me kaq…

Eshtë e vërtetë që FIFA lëviz shuma të rëndësishme (mes viteve 2011 dhe 2014 ka patur një xhiro prej 5 miliard Eurosh). Drejtuesit dhe presidenti japin llogari vetëm para komitetit etnik të brendshëm. Blatteri thoshte se nuk mundej t’i kontrollonte të gjithë. Por madhësia e sistemit korruptiv, është e tillë që hedh hije mbi të gjithë organizatën. Përtej kushteve të dhënies së organizimit të aktiviteteve të mëdha: zbulimi më i rëndë ka të bëjë me dyshimin e falsifikimit të votave, që i lejoi Afrikës së Jugut të organizonte Botërorin 2010.

Nuk bëhet fjalë për mohimin e madhësisë së skandalit dhe fshehjes së pasojave. Megjithatë, duhet të mbajmë parasysh edhe faktin që, qëllimet e drejtësisë amerikane, nuk është se nuk kanë qëllime të dytë. Rusia nxitoi për t’i hedhur poshtë këta zbulime, si një manovër të Uashingtonit. Sigurisht, kjo është për Moskën një mënyrë për t’u mbrojtur nga dyshimet që mund të shfaqen për dhënien e organizimit të Botërorit 2018, pikërisht Rusisë.

Sido që të jetë, nuk është e thënë që ne – dhe pjesa tjetër e botës – të jemi të detyruar të pranojmë që drejtësia amerikane të shtrijë veprimtarinë e saj, jashtë kufijve të SHBA. Doktrina e SHBA është që të bëjë të vlejë doktrinën e vet, kudo. Në këtë konceptim imperial qëndron, mes të tjerash, një prej pengesave kryesore për përmbylljen e negociatave të Traktatit Transatlantik për Tregtinë e Lirë. Kohët e fundit, disa banka europiane janë përndjekur për faktin që kanë shkelur embargot e vendosur nga Uashingtoni, dhe të paratifikuara nga Europa, gjë që e dinë mirë disa banka franceze, të cilat me sa duket konsiderohen shumë të forta nga konkurrentet e tyre amerikane.

Në rastin konkret, drejtimi i zgjedhur – akuza ndaj anëtarëve të organizatës ndëramerikane të futbollit (Concacaf) dhe kalimi i parave të rryshfetit nga bankat amerikane – është i padiskutueshëm. Ai vjen bashkë me një arsyetim juridik brilant: FIFA prezantohet jo si një organizatë mafioze, por si viktima e parë e një sipërmarrjeje kriminale, e cila privon anëtarët e vet nga fitimet e tyre. E duke qenë se këta anëtarë janë struktura shtetërore, mes tyre hyn dhe struktura e SHBA.

Në mbrojtje të SHBA, duhet thënë se kanë patur hezitime në sanksionimin e rëndë të bashkëatdhetarëve të tyre, të konsideruar fajtorë për Olimpiadën e Salt Lake City. Por, të krijohet përshtypja se në shënjestër është edhe dhënia e Botërorit 2022 Katarit, në dëm të SHBA, që ishin edhe vetë kandidatë. Nëse në ndërkohë federata e Katarit do të ndodhej në vështirësi, organizimi i Botërorit do i takonte pikërisht federatës amerikane… “Sette” – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button