Sport

Futbollisti vdes pas kolapsit që pësoi në fushë

Screen Shot 2015-06-14 at 11.10.07

Mbrojtësi nigerian, David Faramola Oniya, ka vdekur të shtunën pas kolapsit që pati në fushë gjatë miqësores mes klubit të tij, T-Team dhe Kelantanit.

Mediat lokale raportojnë se kapiteni i T-Team, që ishte 30 vjeçar, u rrëzua në fushë tre minuta pas nisjes së takimit në Kota Bharu dhe menjëherë ishte dërguar në spital. Ndeshja u pezullua pas 60 minutave kur kishte ardhur mesazhi se lojtari ka vdekur në spital. Ai ishte pjesë e klubit nga Malajzia që prej këtij sezoni. 

Leave a Reply

Back to top button