Kinema & TV

“Game of Thrones” / Bëhuni gati për një super finale dhe filloni të frikësoheni për titullin e saj…

HBO ka zbuluar titullin për finalen e Game of Thrones Season 7, si dhe ka konfirmuar zërat se kjo seri do të jetë episodi më i gjatë i shfaqjes, me 79 minuta dhe 43 sekonda.

Finalja e Sezonit 7 është titulluar “Dragoi dhe Ujku”, gjë e cila paraqet shumë mundësi intriguese për Daenerys Targaryen dhe Jon Snow, të cilët u afruan më shumë se kurrë në episodin e parafundit të sezonit.

Në fundin e Episodit 6, Jonin më në fund i premtoi besnikërinë e tij Danyt (“mbretëresha ime”) pasi Mëma e Dragonjve humbi një nga “fëmijët” e saj gjatë një misioni për të shpëtuar Jon dhe Skuadrën e tij vetëvrasëse të gjuetarëve, nga mbreti i natës dhe ushtria e tij e të vdekurve.

Finalja e Sezonit është më e gjatë se sa episodi 6, “Përtej Murit”, i cili zgjati 70 minuta. Para kësaj, rekordin e mbante finalja e sezonit 6, “Erërat e Dimrit”, e cila arriti në 68 minuta.

Në trailerin për “Dragoi dhe Ujku” duket takimi i shumëpritur midis ekipit Dany dhe Ekipit Cersei, me të gjithë personazhet e preferuar të pranishëm në këtë përballje, por është interesante të theksohet se “Luani” nuk shfaqet në titullin e serisë finale. (Ka një arsye pse George R. R. Martin e titulloi librin e tij “Një këngë akulli dhe zjarri”.)

Fansat e “Game of Thrones” e dinë se titujt e episodeve shpesh përmbajnë kuptime të dyfishta, duke aluduar për ngjarje që nuk duken në materialet promocionale të shfaqjes – kështu që është e mundur që titulli të mund të flasë edhe për prindërit e Jon Snow, Rhaegar Targaryen dhe Lyanna Stark – ose çifti Dragoi / Ujku. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button