Sport

Gazetari i njohur italian: 3 pikë për Shqipërinë, dënim Serbisë

bel 12

Njëri nga gazetarët më të njohur sporti në Evropë, italiani Tancredi Palmeri, thotë se nga ndërprerja e ndeshjes në Beograd, më së shumti do të përfitojnë shqiptarët. Ai thotë se sipas të gjitha gjasave shqiptarët do t’i marrin tri pikë në tavolinë dhe se priten sanksione të ashpra ndaj Federatës serbe të Futbollit për shkak të hyrjes së tifozëve në fushë. Palmeri thotë se përveç masave ndëshkuese, Serbia do të dënohet edhe me para. “Është e mundur që Serbisë t’i merren edhe pikë. Unë i pashë tifozët serbë që hynë në fushë dhe kjo është përgjegjësi e Federatës serbe”, ka komentuar gazetari italian, i cili punon edhe si korrespodentët për rrjetet televizive më të mëdha botërore si beIN dhe CNN, pastaj për gazetën më të madhe sportive në Itali, Gazzetta dello Sport dhe Radio Sportiva. Të rikujtojmë se ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë u ndërpre në minutën e 42-të, pasi që tifozët serbë gjuajtën në fushë fishekzjarre dhe gjësende të forta./Tema/

Leave a Reply

Back to top button