Sport

Gazzetta dello Sport: De Biasi duhet të bëjë tifozllëk për Italinë, ja skenarët se si mund të kualifikohet

Kuqezinjtë të tretët në grupin e tyre: kualifikohen tre ekipet më të mirë, por me 3 pikë dhe një golaverazh -2 nuk janë në pozicion shumë të fortë. Nga 4-0 e Gjermanisë tek humbja e Ronaldos, mes rezultateve që shpresojnë janë edhe fitorja apo barazimi i Italisë

Screen Shot 2016-06-20 at 12.58.27 AM

Do të jenë tre ditë të përjetuara me shumë ankth, gjatë të cilave askush nuk do të ketë dëshirë të mendojë për pushimet: Shqipëria e De Biasit ka bërë hapin e parë drejt shpresës së madhe, por tani duhet të bëjë rolin e bufit. Fitorja ndaj Rumanisë u ka dhuruar Shqiponjave vendine tretë në grupin e tyre, kështu kualifikimi për në një të tetat është i lidhur edhe me klasifikimet e grupeve të tjera: do të kalojnë katër ekipet e renditur të tretët në klasifikim më të mirë dhe kombëtarja e drejtuar nga traineri italian nuk është në pozicion shumë të fortë. Me vetëm 3 pikë, golaverazh -2 dhe vetëm një gol të shënuar: por asgjë nuk është e humbur dhe të tjerët mund të dalin më keq. Problemi është se duhen të paktën dy ekipe më të këqinj.

SKENARET E PARE

Në dy nga pesë grupe, ekipi i tretë në klasifikim i ka tashmë 3 pikë: Sllovakia në Grupin B dhe Irlanda e VEriut në Grupin C. Shqipëria mundet vetëm të shpresojë që do të mbeten ato në këto pozicione (të tjerat kanë tashmë 4 pikë ose mund t’i arrijnë, si Rusia) dhe që golaverazhi i tyre të përkeqësohet: pra Sllovakia duhet të humbasë me 3 gola kundër Anglisë dhe Irlanda e Veriut me 4 gola kundër Gjermanisë. Hipoteza jo fantashkencore, po të kesh parasysh ndryshimin e vlerave, por objektivisht shumë të komplikuara. Do të jenë edhe dy grupet e parë që do të mbyllen, njëri të hënën në mbrëmje tjetri të martën: nëse shkon keq, De Biasi mund të përqëndrohet tek të tjerët.

SHPRESAT

Edhe në Grupin D, Shqipëria mund të kufizohet që të shohë një ndeshje të vetme, Republika Ceke – Turqi, duke shpresuar që cekët nuk do të fitojnë, përndryshe do të shkonin në 4 pikë. Një barazim do i linte të dy skuadrat prapa De Biasit, Terimi mund ta kapërcejë vetëm nëse fiton me dy gola diferencë. Dhe mbërrihet kështu tek grupi i fundit, me shumë gjasë ai vendimtari: të mërkurën në orën 18 luhen Islandë-Austri dhe Hungari – Portugali. Dy janë kombinimet e mundshme: humbja e Kristiano Ronaldos bashkë me fitoren e Islandës apo Austrisë. Një fitore apo një barazim i luzitanëve dhe një barazim në ndeshjen tjetër do e shpinte aritmetikisht të tretën e grupit F para Shqipërisë. Mbyllet me grupin e Italisë: Konte mund t’i japë një dorë bashkëkombasit të tij duke fituar apo barazuar me Irlandën, dhe nëse në të njëjtën kohë Belgjika bën po këtë gjë përballë Suedisë (më pak realiste hipoteza që Suedia të fitojë me 4 gola diferencë), në mënyrë të tillë që e treta të mos kalojë 2 pikë. Nëse De Biasi do të jetë ende në garë, e gjithë Italia do të ketë një arsye më shumë për të bërë tifozllëk për të kaltërit, në një garë që në atë pikë nuk do të jetë krejt e kotë. /Gazzetta dello Sport – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button