Sport

Gianni De Biasi: Ëndrra për kampion si dhe bisedat me djemtë në dhomat e zhveshjes

Screen Shot 2016-06-22 at 09.00.57Gianni De Biasi mund të quhet me plot gojën nje riu i vitit. Trajneri italian bëri të mundur realizimin e ëndrrës sonë, por ashtu siç ai rrëfen, edhe të ëndrrës së tij. Në një intervistë dhënë për revistën “Starpeople”, De Biasi tregon sesi po i përjeton emocionet e këtij kompeticioni kaq të rëndësishëm për të gjithë ne. Natyrisht që nuk ka qenë një sfidë e lehtë, por falë punës së mirë të grupit tonë, trajneri duket se ia ka dalë ta udhëheqë këtë Kombëtare drejt Evropianit. “Unë mendoj se ne duhet të kthehemi me këmbë në tokë”, shprehet ai përgjatë intervistës, duke e konsideruar këtë sfidë si një aventurë evropiane. Nuk lë pa zbuluar edhe bisedat me djemtë në dhomat e zhveshjeve, duke thënë se përveç taktikave të reja, i jep dhe kurajë për ndeshjet që do të vijojnë. E si një shqiptar i vërtetë, beson se tashmë Shqipëria e ka fituar trofeun e saj.

Çfarë është Shqipëria, përveç se një Kombëtare futbolli për Giani de Biasin?
Për mua, Shqipëria është një vend që me popullin e vet është duke kërkuar të rifitojë “kohën e humbur”. Kjo nuk është e lehtë, në një kohë të tillë të vështirë për ndërthurjet ndërkombëtare, në të cilën ekonomia është duke luftuar për të qëndruar në “jetë”. Unë besoj se burimi më i madh i këtij vendi janë pikërisht njerëzit e tij dhe dëshira e tyre për shpengimin social.

Nëse do të ishit shtetas shqiptar, futbollist shqiptar dhe pse jo një trajner në skuadrat e futbollit tonë, do ta drejtonit këtë skuadër që drejtoni sot?
Përveç faktit se unë jam një qytetar i Shqipërisë, ju siguroj se në qoftë se do të kisha pasur mundësi dhe përvojë, do ta kisha udhëhequr këtë Kombëtare të Shqipërisë gjithnjë, pasi kjo është pjesë e mentalitetit tim; dëshira ime për t’u përballur gjithmonë me sfida të reja dhe të vështira.

Keni hyrë në histori dhe padyshim që te të gjithë shqiptarët që e duan kombin, shiheni si njeriu që e ngrite në piedes tal emr in e Shqipërisë, a e ndjen Gianni këtë ndjesi shqiptarësh, që ndoshta jo gjithmonë dinë ta shprehin si duhet?
Do të mjaftonte një xhiro e juaja me mua nëpër Tiranë për të kuptuar se si njerëzit më respektojnë dhe më përshëndesin me një dashuri të madhe. Më pëlqen liria me të cilën ata sillen me mua, ndonëse shpesh nuk e kanë kurajën për të më kërkuar një fotografi me mua. Shpesh ajo që bëjnë ata më ndihmon mua.

Nëse do të ktheheshit pas në kohë, me cilën kombëtare të “vogël” do të na ndërroje?
Nuk e di, por për forca unë do të drejtoja një Kombëtare të “vogël”, sepse për një herë unë nuk mund të trajnojë dhe drejtojë një njeri një kombëtare të madhe? Hahaha… Në fakt, unë mendoj se kualifikimi në “Euro 2016”, ka pasur një jehonë të madhe ndërkombëtare. Për muaj shtypi me radhë nga e gjithë bota foli për suksesin tonë. Kur gjërat ndodhin në mënyrë të mahnitshme, bota habitet se si është e mundur një fitore e tillë, një impresionim i tillë. Leicester bëri një sezon të madh dhe të jashtëzakonshëm në ligën më të rëndësishme të botës dhe ka treguar se paratë ndonjëherë nuk mjaftojnë për të të ndihmuar, se pa ide është e vështirë të vazhdosh a të fitosh ndonjëherë. Grupi që drejtoni na çoi në Francë.

A ka De Bias i një emër që i detyrohet për të gjithë këtë sukses?
Vetëm grupi që kemi formuar është ai që na bëri të arrijmë në këtë zonë, në zonën që kemi synuar. Puna në grup bëri të mundur arritjen e këtij qëllimi dhe dëshira e madhe për të qenë të gjithë në dispozicion të njëri-tjetrit. Njëkohësisht ishte edhe një projekt taktike, që nuk kishte parim të vinte ekipin në shërbim të një lojtari, por për të qenë të gjithë bashkë dhe për njëri-tjetrin. Europianin në këto 25 vite, dy herë e kanë fituar rastësitë (Danimarka dhe Greqia); unë dëshiroj të jemi edhe në rastësi, po Giani çfarë dëshiron? Shpesh si në jetë, edhe në futboll, ngjarjet e jashtëzakonshme ndodhin vetë. Por në rastin konkret do të ketë “përjashtim”, por nuk duhet të mendojnë negativisht, por do të provojmë të gjithë bashkë të jemi fitues.

Si është një ditë e De Biasit në kampin e loj tarëve shqiptar ?
Çfarë i mungon skuadrës sonë dhe çfarë ka unike në nivel ndërkombëtar? Puna me ekipin dhe sigurisht dita në këtë kohë është shumë sfiduese, pasi ka afate që skadojnë menjëherë, pasi kalendari është shumë i ngjeshur. Jetojmë në fushë dhe në dhomat e takimeve ku flasim dhe studiojmë strategjitë e kundërshtarëve.

Nëse shkojmë në finale, cila është skuadra që do donit të ishte aty dhe pse? Nëse shkojmë në finale?
Ah, nëse në do të shkojmë në finale, do të jemi aq të lumtur. S’ka rëndësi se cili kundërshtar del, por nëse shkojmë, mund të ndeshemi me çfarë do lloj kundërshtari, pa dallim.

Si e ka Giani raportin me ëndrrën? Keni ënd ë r rua r ndonjëherë të ngrihet kupa nga skuadra që drejtoni, kuptohet shqiptare?
Unë mendoj se ne duhet të kthehemi me këmbë në tokë. Ëndrrat na ndihmojnë për të jetuar dhe për të krijuar për veten shpresa të mëdha, por ato duhet të menaxhohen mirë dhe të kanalizohen si duhet, për ndryshe të bëjë vetëm një presion të rrezikshëm.

Cili është mesazhi që ka Giani për shqiptarët, po De Biazi për Europën…?
Për të jetuar me gëzim këtë “aventurë evropiane”, në maksimum të gjithë së bashku!/Balkanweb

Leave a Reply

Back to top button