Your Life

Gjëra që s’duhet të ndaleni asnjëherë së bëri, në cilëndo moshë që të jeni

  1. Mos pushoni asnjëherë së ëndërruari. Një njeri pa imagjinatë, zor se gjen gëzim në jetë.
  2. Mos pushoni kurrë së thëni “Të dua”. Nuk mjafton asnjëherë. Thuajani përditë njerëzve tuaj të dashur.
  3. Mos pushoni kurrë së eksploruari. Bota është kaq e madhe, dhe s’duhet të qëndrojmë kurrë në zonën tonë të rehatisë.
  4. Mos pushoni kurrë së bëri komplimente vetes suaj. Nëse nuk e vlerësoni ju veten, kush do ta bëjë?
  5. Mos pushoni kurrë së bëri punë të mira. Ndonëse mund të mos merrni shpërblim, do të jeni të kënaqur dhe të përmbushur kur të ktheni kokën pas.
  6. Kurrë mos pushoni së besuari. Ndonjëherë nuk ka prova, por ju duhet të besoni.
  7. Kurrë mos pushoni së paturi besim tek vetja juaj. Një besim i fortë do ju shpjerë ku të dëshironi.
  8. Kurrë mos pushoni së mësuari. Kur njeriu pushon së mësuari, vdes. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button