Your Life

Gjërat që nuk dini se ndikojnë aq shumë në jetën tuaj

Pasi të keni lexuar këtë artikull, do të kuptoni se në botë gjithçka mund të ndodhë! Ja se çfarë duhet të dini në lidhje me ndikimet e disa gjërave në jetën tuaj 

Screen Shot 2016-07-05 at 08.27.07

News feed: humori ndryshon në varësi të asaj që lexoni

Le ta fillojmë klasifikimin me news feed (transmetimi elektronik i lajmeve). A e dinit se humori juaj ndryshon sipas lajmeve që lexoni? Në fakt, sipas një eksperimenti të kryer gjatë një jave te mbi 700 mijë përdorues të “Facebook”, kjo gjë rezulton më se e vërtetë, sepse humori i tyre ndryshonte në bazë të lajmeve që ata lexonin. Për shembull, nëse përpara u dilte një lajm pozitiv, humori i tyre ishte pozitiv dhe e kundërta ndodhte kur ata lexonin lajme me përmbajtje negative.

Tregimi i një fakti në vetën e parë, ka një efekt me më shumë ndikim

Për çfarëdo lloj gjëje që të bëhet fjalë, nëse një fakt tregohet në vetën e parë, ai do të jetë më ndikues te marrësi! Fakti duket më interesant në këtë mënyrë, sepse aktivizohen më shumë ato pjesë të trurit që janë zona e vernikës dhe e brokës, duke krijuar një lidhje që bën diferencën me personin që flisni!

Sa më inteligjent të jeni, aq edhe më naiv dukeni

Pavarësisht se mund të duket shumë kontradiktore, personat më inteligjentë janë edhe më naivët apo ata që mashtrohen më lehtë. Psikologët thonë se kjo ka lidhje me egon, sepse sa më shumë inteligjentë të jeni, aq më shumë mendoni se të tjerët nuk mund t’ju vënë në lojë. Por ja që ndodh e kundërta e asaj që mendoni!

Individi është më i prirur që të kryejë një krim, nëse jeton në një vend në të cilin nuk respektohen ligjet

Kjo teori interesante është zhvilluar nga James Wilson dhe George Kelling dhe quhet “Teoria e dritares së thyer”. Kjo teori thotë se edhe pse mund të jemi persona moralistë, ne influencohemi dhe jo pak, nga ambienti që na rrethon, nga vendi në të cilin jetojmë, nga qyteti, nga lagjja etj. Një eksperiment i kryer në Holandë, demonstron se individët janë më të prirur që të bëhen kriminelë në një vend, në të cilin ligji nuk respektohet.

Madhësia e pjatës ndryshon

Ky studim shumë interesant, i kryer nga Brian Wansink, dhe grupi i tij i kërkimit në Universitetin Cornell, lejon që të kuptosh se pjata e ushqimit dhe përmasat e saj, pavarësisht ngjyrës së ushqimit, influencojnë sasinë e ushqimit që hahet. Gjashtëdhjetë persona iu nënshtruan një eksperimenti: ata duhet të hanin dy pjata me makarona: e para ishte me salcë domate dhe e shërbyer në një pjatë të bardhë, ndërsa e dyta me pana dhe e shërbyer në pjatë të kuqe. Nëse porcionet kanë një ngjyrë të ngjashme si ajo e pjatës, hahet më shumë, rreth 20%.

Ndikimi i ngjyrave

Ngjyrat kanë qenë gjithmonë pjesë e jetës njerëzore. Sipas “Forbes”, nga to nuk ndikohet vetëm humori, por edhe gjendja fizike: ngjyrat e ngrohta na bëjnë të ndihemi më të “ngrohtë”, në kuptimin e vërtetë të fjalës, ndërsa ngjyrat e ftohta, si bluja, na bëjnë të ndihemi më të “ftohtë”!/GzetaShqip

Leave a Reply

Back to top button