Your Life

Gjuha e trupit është e rëndësishme. 10 këshilla për ta përmirësuar

screen-shot-2016-10-12-at-13-08-37

  1. Buzëqesh
  2. Mbaj një hapësirë të hapur përpara pjesës së sipërme të trupit. Dmth mos mbaj duart mbledhur, mos përqafo çantën, mos vendos gjëra në prehër.
  3. Mbaj kontakt me sy. Gjithmonë shihe në sy bashkëbiseduesin. Eshtë e rëndësishme për të krijuar lidhje.
  4. Ndihu rehat në hapësirën tënde. Mos shfaq nervozizëm, mos u përpëlit, ose mos u përhumb në trupin tënd.
  5. (Për femrat) Kur mbështeteni në dorën tuaj, mbajeni pjesën e brendshme të dorës me pozicion për nga jashtë. Kjo ju bën të shfaqeni më të hapura.
  6. Minimizoni lëvizjet që shpërqëndrojnë. Mos bëj zhurmë duke i rënë tavolinës me gisht, mos kafsho thonjtë, mos hiq lëkurën apo koret e lëkurës.
  7. Ngadalëso (për ata që flasin shpejt). Lëviz ngadalë nëse të duhet të përshtatësh pozicionin tënd.
  8. Bëhu përfshirës në veprime. Për shembull, redukto hapësirën fizike mes teje dhe personit tjetër, buzëqesh, ruaj kontaktin me sy, dhe bëj herë pas here gjeste drejt personit tjetër.
  9. Të hapur me emocionet. Nëse je i/ e trishtuar, i/e lumtur apo i/e befasuar tregoje në fytyrë.
  10. Përshtatu me tjetrin. Në fund të ditës, të gjithë janë të ndryshëm. Vlerësoje cilindo person individualisht dhe përshtat gjuhën e trupit që do të të ndihmojë më shumë të lidhesh me të. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button