Sport

Gol i pa parë i Messit nga gjuajtja e lirë, Argjentina në finale (Video)

Argjentina është kualifikuar në finalen e Copa America Centenario, pasi në gjysmëfinale ka shkatërruar nikoqiren SHBA-të me rezultat 4-0. Gjithçka nisi në minutën e tretë kur Messi e gjeti Lavezzin i cili shënoi për 1-0.

Vetëm gjysmë ore më vonë (32’), Messi nga gjuajtja e lirë shokoi Amerikën dhe heshti stadiumin NRG Stadium në Houston për 2-0, shkruan Telegrafi.

Në pjesën e dytë vetëm sa u formalizua fitorja, pasi me të startuar fraksioni i dytë Higuain shënoi për 2-0, para se Messi të asistonte sërish për golin e dytë të Higuain në minutën e 86-të. Me këtë fitore Argjentina shkon në finale të Copa America Centenario, ku pret kundërshtarin e gjysmëfinales tjetër, Kolumbi-Kili. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=uYkWU_kaIZI

Screen Shot 2016-06-22 at 08.58.32

Leave a Reply

Back to top button