Sport

Golat, gratë, muzika: Flet Super-Pele

Screen Shot 2016-05-20 at 06.20.12Në 26 maj do të dalë në sallat e kinemasë “Pele”, filmi i shkruajtur dhe realizuar prej vëllezërve Jeff dhe Michael Zimbalist. Filmi rrëfen historinë e tij, nga fëmijëria në lagjet e varfëra të San Paolos deri kur, tre muaj para se të mbushte 17 vjec, udhëhoqi kombëtaren braziliane drejt fitores së botërorit të parë në vitin 1958. Fillimi i një karriere të madhe, që do ta bënte të fitonte edhe dy kupa bote (1962 dhe 1970) dhe të vendoste rekordin e golave të shënuar nga futbollistë në aktivitet: 1281 në 1363 ndeshje.

Çfarë ju ka entuziasmuar tek ky film?

Kanë realizuar disa projekte për mua, kamë qenë pjesë në dokumentarë, tek “Arratia për fitoren” me Michael Caine dhe Sylvester Stallone, por ky film është më i vërtetë.

Në fillim ishit kaq i varfër, saqë luanit me një qitro, një çorape e bërë si top apo një top letre…

Për gjithçka i detyrohem tim eti, Dondinho (futbollist profesionist, por u largua prej një dëmtimi në gju), ishte ai që më mësoi lëvizjet e para. Nuk mendoja se do të bëhesha futbollist, por doja të luaja si ai.

Driblimi juaj të kujton muzikën…

Ashtu si të gjithë brazilianët, jam rritur me muzikën, porpër mua futbolli është një stil jetese, dëshira për të jetuar, për t’u dëfryer.

Ju jeni edhe muzikant: keni realizuar kolonën zanore të filmit Pele në vitin 1977.

Më pëlqen të luaj kitarën, të këndoj dhe kërcej, disa lëvizje më dalin ende mirë… Kam privilegjin të jem mik i Regina Duarte, Sergio Mendes, adhuroj Jay Rodriguezin dhe Gilberto Gilin. Po të mos kisha qenë futbollist, do të isha bërë muzikant, këtë ëndërroja që në fillim.

Që nga viti 2010 jeni president nderi i Nju Jork Kozmos, me Robert De Niron.

Dua të jem një mentor për ta, të rinjtë sot mendojnë shpesh vetëm të fitojnë. Por futbolli është si jeta: fiton dhe humbet, dhe kur ndodh më e keqja, duhet të përqëndrohesh në rimëkëmbjen. Disiplina është themelore.

Që nga viti 1992, jeni ambasador i OKB për ekologjinë dhe nga 1994 i Unesco-s. CIli është angazhimi juaj?

Shkoj në fabrikën e një mikut tim, që t’u mësoj të mbrojnë natyrën, kulturën indigjene: Amazona është në rrezik, e dimë të gjithë. Përdor futbollin për të dhënë një mesazh: duhet të aktivizohemi, për një botë më të mirë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button