Teknologji

Googe Chrome bllokon faqet me torrentë

Screen Shot 2015-07-11 at 23.57.30

Përdoruesit e shfletuesit të Google, Chrome të cilët shkarkojnë torrent mund ta konsiderojnë një opsion tjetër për shfletim online. Kjo pasi që shfletuesi i internetit nga kompania Google, Chrome tani është duke e bllokuar qasjen në një numër faqesh që përmbajnë torrent, duke përfshi edhe faqet e mëdha në internet.

Sipas burimeve mësohet se Google nuk është duke e marrë ndonjë qëndrim të caktuar në këtë drejtim, por është duke u kujdesur që kërkimi në internet përmes shfletuesit të saj të jetë i mbrojtur nga programet e dëmshme në internet.

Që nga dita e djeshme disa përdorues dhe shkarkues të shumtë të programeve online njoftuan se është bllokuar qasja në ExtraTorrent dhe KickassTorrents, edhe pse më pas kjo ndalesë ishte hequr nga Google Chrome.

Por bllokimi mbetet aktiv për faqet sikurse kat.cr, dhe nëse dëshironi të qaseni në këtë faqe, atëherë do të ju paraqitet një njoftim dhe paralajmërim nga shfetuesi për të bërë kujdes nga programet që e dëmtojnë përdoruesin. (Telegrafi)

Leave a Reply

Back to top button