Kulture

Google përkujton sot Gabriel Garsia Markezin dhe Makondon

Që nga koka e një njeriu që shfaqet në një peisazh plot ngjyra, një tren dhe dy persona të kapur për dore, disa ndërtesa, kështu është doodle-i që Google e ka nxjerrë për nder të Gabriel García Márquez-it. Gaboja i madh lindi në 6 mars të 1927 në Aracataca, Kolumbi. Ishte gazetar, shkrimtar, skenarist dhe një lëvrues i pakrahasueshëm i realizmit magjik. Vepra e tij më e njohur është “100 vjet vetmi” një nga simbolet më të mëdhenj të kësaj rryme letrare.

Flutura e verdhë është një simbol i “100 vjet vetmi” lidhur me një nga personazhet e tekstit. Fluturat paraprijnë shfaqjen e Mauricio Babilonia. Ardhja e trenit pritet me habi nga banorët e Makondos, kështu përshkruhet ky mjet transporti që do të ketë shumë protagonizëm në atë vend magjik. Në këtë roman aludohet për një anije si një indicie me afërsinë e detit. Peshqit e artë që Aureliano Buendía i kushtonte kohë për t’i realizuar dhe i shiste.

Gaboja ishte i angazhuar jo vetëm në letërsi, por edhe në politikë. Pasioni vështirë të zgjidhet, thjesht ndodh. Kishte miqësi me Fidel Kastron, të cilin e admironte dhe në shumë raste besonte se socializmi ishte një mundësi reale për Amerikën latine. Kur jetonte me familjen e tij në Barcelonë formoi pjesë në një grup intelektual që iu kundërvu regjimit frankist dhe në vitin 2006 mbështeti pavarsinë e Porto Rikos. Shkroi romane, tregime, reportazhe dhe skenare. Fitoi çmimin Nobel në letërsi në vitin 1982 me romanin e sipërpërmendur që sot kujtohet nga Google. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button