Samuel Stumpf për Hegelin
Rëndësia historike e Hegelit qëndron në faktin se ai perfeksionoi me plotësi të jashtëzakonshme dhe sistematike atë për të cilën Kanti kishte thënë kohët e fundit, se nuk mund të bëhej.
Kanti kishte argumentuar se metafizika është e pamundur, se është e pamundur për mendjen njerëzore, që të arrijë një njohje teorike rreth gjithë realitetit.
Hegeli nga ana tjetër e çoi më tutje mendimin e përgjithshëm, se “ajo, që është racionale, ështe reale dhe ajo, që është reale është racionale“; dhe nga kjo konkludoi se ajo, që ekziston, është njohshme. Këtu kishim të bënim me një metafizikë të përpunuar, e cila siguron një bazë të re për të menduarit rreth shfaqjeve të saj në moral, ligj, besim, art, histori dhe, mbi të gjitha në vetë mendimin.
Mund të argumentohej se rënia eventuale e filozofisë hegeliane ishte më tepër një çështje e braktisjes se sa e të sulmuarit të studimeve; më tepër si një shkretim i një vile të madhe, sesa i zaptimit të një qyteze. Por, që të nënkuptosh se pasardhësit e Hegelit thjesht vendosën të injorojnë sistemin e tij të metafizikës së përpunuar, do të thotë të mos gjykosh përleshjen dhe shtrëngesën që kishin idetë e tij ndër brezat që e pasuan atë.
Fuqia e mendimit të Hegelit mund të matet me faktin, që shumica e filozofisë së shekullit të 20 përfaqëson mënyrat e rishikimit dhe të hedhjes poshtë të aspekteve të idealizimit të tij absolut.
Hegeli lindi në Shtutgart më 1770 dhe jetoi në përiudhën më të shkëlqyer intelektuale të Gjermanisë. Ky vit ishte viti kur lindi Bethoveni dhe poeti-shkencëtar Gëte, që “kompletoi qytetërimin në vetvete“, ishte njëzet vjeç. Kanti ishte 46 vjeç dhe nuk kishte shkruar akoma veprat e tij klasike të filozofisë. Anglezi Uorduorth kishte lindur gjtihashtu në këtë vit dhe poezia e tij, me kohë formoi një pjesë të atij romanicizmi që mori pjesë në disa nga qëndrimet e idealizimit gjerman.
Që në moshë të re, Hegeli ishte thellëshist i impresionuar nga shkrimet greke, duke bërë të mundur të besosh se Platoni dhe Aristoteli nuk ishin vetëm burimet e filozofisë moderne, por edhe rrënjët ushqyese të jetës së tij.
Pas qenies një nxënës i zakonshëm në shkollën e Shtutgartit, Hegeli në moshën 18 vjeçare u regjistrua në shkollën teologjike të Universitetit të Tubingenit.
Vetëm pasi la univeristetin, interesat e tij në filozofi shpërthyen përfundimisht. Ai punoi për 6 vjet si tutor familjeje në Bernë dhe Frankfurt, dhe gjatë këtyre vitetve shkroi disa vepra të vogla , që, megjithatë, përmbajnë grimva të problemeve madhorë, të cilat ai i bëri qendërn e veprave të veta filozofike.
Në Berlin, shkrimet e Hegelit mbetën masive, megjithëse shumica e tyre u botuan pas vdekjes. Veprat e tij të kësaj periudhe përfshinin : Filozofia e së drejtës, Leksionet e botuara pas vdekjes, Filozofia e Historisë, Estetika, Filozofia e Besimit dhe Historia e Filozofisë./Bota.al