Sport

Higuain: Pse të mos vijë Messi te Napoli?

higuainGonzalo Higuain ka thënë se Lionel Messi nuk arriti ta bindë atë që të largohet nga Napoli. Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, theksoi se Lionel Messi nuk arriti ta bindë atë që t’i bashkohet te Barcelona. Sulmuesi i Napolit tha se nuk do të largohet nga skuadra italiane. “Unë dëshiroja te shkoja në Barcelonë? Unë gjithmonë e kam thënë të vërteten. Unë jam koncentruar në Kupën e Botës. Isha i qetë sepse nuk kisha asgjë për të komentuar”, u shpreh Higuain. “Nëse Messi më ka folur diҫka, jam ndjerë mirë. Unë besoj se të gjithë lojtarët do të dëshironin të luanin me një kampion të madh, por kjo nuk do të thotë se unë duhet të largohem. Pse të mos vijë Messi te Napoli? Ndoshta do të ishte mirë, por mendoj se tani nuk është e mundur, ose pak e mundur”, shtoi tutje sulmuesi argjentinas.

Leave a Reply

Back to top button