Zodiak Ditor

HOROSKOPI i astrologut PAOLO FOX, e mërkurë 2 tetor 2019

DASHI

Tri ditët e ardhshme ju premtojnë edhe ndonjë garanci, po rriteni! Kohët e fundit keni përjetuar javë të rënda, por keni qëndruar vazhdimisht sepse i doni sfidat; megjithatë kur gjërat bëhen shumë të vështira, ose vërtet të pamundura, do të ishte më mirë të ndaleni dhe të mendoni për një moment. Nëse keni nevojë të bëni një diskutim dashurie, veproni të enjten 3 dhe të premten 4 tetor.

DEMI

Ju keni yje të rëndësishëm dhe pavarësisht disa vështirësive, do të filloni (veçanërisht nga e enjtja 3 tetor) të shihni frytet e para. Të gjithë ata që kanë përjetuar një krizë dashurie do të jenë në gjendje të rifillojnë marrëdhëniet mes të Shtunës dhe të Dielës. Po vjen një ndryshim që mund të ndikojë pozitivisht në jetën tuaj, siç është transferimi nga një apartament në tjetrin.

BINJAKET

Një ditë interesante për ju që dëshironi të kompensoni kohën e humbur, ku marrëdhëniet me Gaforren, Luanin dhe Peshqit do të përmirësohen. Sidoqoftë, megjithë vendosmërinë tuaj të madhe, mos e shtypni shumë gazin, sepse trupi juaj mund të preket. Mundohuni të mos bëni shumë gjërasë bashku!

GAFORRJA

Pjesa qendrore e kësaj jave është shumë pozitive: do të keni mundësinë të fitoni një sfidë të re dhe të keni revanshin tuaj. Ata që kanë marrë një detyrë do të jenë në gjendje të përmbushin pritjet e tyre, por ndonjëherë ju mendoni se aftësitë tuaja nuk vihen re dhe akuzoheni se jeni të “mbrojtur” nga dikush dhe nuk meritoni atë që keni. Pavarësisht ziliqarëve, kjo mbetet një ditë pozitive.

LUANI

E mërkura disi në rënie për ata që kërkojnë stabilitetin emocional. Të enjten 3 dhe të premten 4 do të rikuperoheni, por vetëm nëse nuk qëndroni zgjuar vonë në këtë ditë. Qëndroni të fortë sidoqoftë dhe në një periudhë pozitive, ju po ndiqni me sukses besimet tuaja. Në dashuri, mos bëni shumë gjykime dhe tregohuni të kujdesshëm.

VIRGJERESHA

Një ditë tjetër e mundimshme ju pret me kaq shumë gjëra për të bërë ose situata për t’u sqaruar. Në mbrëmje dikush mund të duket shumë i stresuar, por ju pëlqen të lëvizni dhe të veproni, nuk mund të qëndroni të ndalur në vend. E shtuna 5 dhe e diela 6 do të jenë ditë më të mira për marrëdhëniet por do të duhet të jeni më të kujdesshëm në marrëdhëniet me të tjerët. Shmangni polemikat dhe diskutimet.

PESHORJA

Çfarëdo që të bësh ose të thuash lëviz midis kësaj dite dhe të premtes: E shtuna dhe e diela, në të vërtetë, do të jenë më të lodhshme. Ju keni Diellin, Mërkurin dhe Venusin në shenjë, e cila është një shenjë e fatit, por mbeten disa dyshime, lodhje dhe jeni pak nervoze. Nga sonte mund të rikuperoheni, kini kujdes që të mos e teproni.

AKREPI

Yjet janë të shqetësuar, por jo sepse diçka nuk po funksionon, thjesht po jetoni me një zemër shumë të tronditur dhe me agjitacion të tepërt të brendshëm. Deri të premten, bisedoni qartë me ata që ju duan sepse dikush mund të ketë nevojë për ju! Ju jeni pak i shqetësuar për formën ose shëndetin, ndoshta edhe për punën e dikujt që ju intereson. Një fundjavë rikuperimi po vjen.

SHIGJETARI

Forca juaj e brendshme dhe optimizmi që keni ju bën të mos hiqni dorë kurrë! Ju keni yje të rëndësishëm për marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe një moment të bukur në dashuri brenda tre ditëve të ardhshme. Ju nuk e lidhni lehtë veten me dikë, por tani mund të takoni dikë që do t’ju intrigojë. Eshtë koha t’u jepeni emocioneve!
BRICJAPI

Saturni ka hyrë në këtë shenjë dhe ju jep një impuls të madh! Shumë njerëz po pyesin nëse është e drejtë apo jo të vazhdoni disa projekte ose nëse është më mirë të bëni diçka shumë personale. Ju jeni ende në kërkim të një identiteti dhe një ambicie për të kënaqur. Dashuria është akoma shumë e paqartë nga tensionet: përpiquni të zgjidhni problemet, do të vijnë kohë më të mira!

UJORI

Edhe çiftet më të qëndrueshëm duhet të përpiqen të optimizojnë kostot dhe projektet, duke pasur parasysh që kohët e fundit ka pasur probleme. Dyshime në horizont, në marrëdhëniet me Dashin dhe Demin. Edhe nëse jeni të lodhur, ose nuk mund të duroni më disa situata, kini kujdes që të mos zemëroheni për gjëra të parëndësishme dhe të mos dërgoni askënd “në djall”. Kini kujdes gjithashtu fjalët sepse të gjitha mund të kthehen tek ju si një bumerang.

PESHQIT

Ditë interesante për kontakte por pak më pak për fizikun. Ju jeni pak dembelë dhe nuk ju pëlqen të lëvizni shumë, por duhet të përfitoni nga Hëna në gjendje të mirë për gjërat tuaja. Sonte, përsëri në sajë të ndikimit pozitiv të satelitit tonë, ju mund t’i bëni gjërat më me qetësi dhe mbase mbillni për të korrur kënaqësi të tjera. / meb

 

Leave a Reply

Back to top button