Zodiak Ditor

HOROSKOPI I PAOLO FOX, E DIEL 23 DHJETOR 2018

DASHI
E diela do të jetë një ditë me lodhje të fortë, faj edhe I një jave e cila nuk ka qenë pozitive ndaj jush. Ka ardhur momenti kur është më mirë të përpiqeni të argëtoheni pak më shumë. Në dashuri gjërat nuk janë aspak të qarta dhe dhjetori ka sjellë edhe më shumë polemika. Çiftet e qëndrueshme tani mbahen fort, por duhet të përpiqen të rigjejnë veten, sidomos nëse njëri nga të dy jeton larg. Kush është vetëm duke nisur nga janari mund të bëjë takime të reja dhe interesante. Faza aktuale I paraprin një 2019-e që në përgjithësi parashikohet interesant, por gjatë të cilit nuk do mungojnë vështirësitë.
DEMI
Eshtë një e diel gjatë të cilës planetët janë të gjithë në anën tuaj dhe si pasojë do keni një dozë të mirë energjie, force dhe vitaliteti. Jupiteri tani nuk është më kundër dhe si pasojë, kush pret të reja në punë mund të marrë lajme që në janar, edhe pse me kohë të pjesshme. Mund të vijnë para nga një çështje ligjore e mbetur pezull. Mund të krijohen skenare të reja, ndjeni dëshirën që të ndryshoni radikalisht jetën tuaj, duke braktisur edhe situata që deri pak kohë më parë dukeshin të papjtueshme.
BINJAKET
Eshtë pak e veçantë kjo e diel, dhe shumëkush mund të gjejë skenarin ideal për tu pajtuar me dikë. Kohët e fundit dikush në familjen tuaj mund tju ketë mërzitur me sjelljen e vet. Ju jeni dikush që I bëni të tjerët të paguajnë kur gabojnë. Nëse përshembull dikush pret një përgjigje nga ju, nuk përgjigjeni ose përpiqeni të fusni në vështirësi një gjoja mik apo një rival. Eshtë koha të rekuperoni sa më shpejt një marrëdhënie që po ju shpëton nga duart.
GAFORRJA
Krishtlindjet vijnë me yje të rëndësishme: 23 dhe 24 dhjetori do të jenë ditë të favorshme, falë Hënës në shenjë. Mund të vijnë emocione të rëndësishme, rikthehet dëshira për të dashur dhe për të ndejtur në familje. Kush nuk mund të mbështetet në këto pika referimi do ketë mundësinë të rrijë me miq dhe të njohur. Më mirë të mos mendoni shumë për punën dhe për vështirësitë e momentit, ose rrezikoni të humbisni vitalitetin. Në Krishtlindje është mirë të jeni të qetë, si dhe me dëshirë të jetoni një 2019 të shkëlqyer.
LUANI
Mbyllja e vitit për ata të shenjës së Luanit do të jetë interesante në pritje të një 2019 pozitiv. Tani është sikur të jeni duke përgatitur planin e ri të betejës: shumë shpejt do të riktheheni të keni një rol qendror, si për yjet, ashtu edhe për njerëzit që doni më shumë. Në temën e dashurisë, pikat e referimit kanë qenë shumë të pakta, duhet të përgatiteni për disa risi të rëndësishme. Disa çifte vijnë nga një periudhë krize, por këto janë ditët më të mira për tu pajtuar.
VIRGJERESHA
Kjo e dielë do I paraprijë Krishtlindjeve që do jenë bashkë me favorizimin e Venusit, Diellit dhe Hënës në shenjë dhe pa konflikte të mëdhaja në horizont. Por keni dëshirën të mbesni më të qetë dhe të rigjeni një ritëm jete më të avashtë. Hëna do sjellë përfitime për shenjën tuaj. Shpresa është që dikush të marrë pushime në ditët që përkojnë me Vitin e Ri. Tani keni vërtetë nevojë për pushim. Kush punon shumë duhet të pushojë: stresi krijon tensione dhe me Jupiterin kundër mund të sjellë konfuzion.
PESHORJA
Këto Krishtlindje duhet të priten me qetësi, duke shmangur të bëheni protagonistë udhëtimesh dhe trazirash emocionale. Jo të gjithë janë të acaruar, por shumë do kishin dashur një periudhë festimesh të përjetuar me më shumë qetësi, në krahasim me mënyrën si po shkojnë realisht gjërat. Nga ana tjetër kjo periudhë është karakterizuar nga vonesa si mund ta kenë vënë re ata që kanë një marrëveshje. Shumë prej jush mund të zgjedhin të jetojnë një Krishtlindje të qetë, me njerëz të zgjedhur.
AKREPI
Krishtlindja po vjen dhe kjo e diel është dita ideale për të përballur ndjenjat tuaja dhe për të udhëtuar të sigurtë drejt 2019. Viti që po fillon do të jetë themelor edhe për ata që do të nisin një projekt të ri pune. Gjërat do të përmirësohen dhe është e mundur të ndiqni një rrugë që mund të sjellë suksesin. Kush në dy vitet e fundit ka luftuar me një shëndet jo të mirë, tani rekuperon një vizion më pozitiv për gjithcka. Këshillohet të kaloni kohë me njerëz të pëlqyeshëm, në familje apo me miq, duke zbuluar ngrohtësinë më të sinqertë. Kërkimi I emocioneve do të jetë tema qendrore në tre ditët e ardhshme, por mbi të gjitha për 2019 tuaj.
SHIGJETARI
Pas disa ditësh të lodhshme dhe nervoze, vjen një e diel që mund të dhurojë emocione pozitive. Shumëkush në gjendjen aktuale janë në kërkim të një identiteti të ri, por për të ndryshuar ndonjëherë duhet të jemi të zotë që të mbyllim hesapet pezull, edhe pse nuk është aspak e kollajtë. 2019 është një vit premtues, por në muajt e parë do të mundoheni jo pak. Mes janarit dhe marsit duhet të mbyllni disa situata që nuk janë të menaxhueshme.
BRICJAPI
Në këtë ditë të diel mund të ketë pak tension në ajër. Po vijnë Krishtlindjet dhe shumë prej jush duan ta jetojnë në mënyrë të qetë. Prindërit nëse janë ende një pikë referimi mund të bëhen shumë të rëndësishëm gjatë këtyre festave. Kohët e fundit dashuria ka qenë e trazuar, por në këtë fazë do kthehet të jetë më e menaxhueshme.
UJORI
Këtë të diel do të keni nevojë për konfirmime në dashuri, që në këtë dhjetor nuk kanë ardhur ende. Kush është vetëm mund të shpresojë në janar. Kush është në lidhje duhet të reflektojë për të kuptuar se çfarë dëshiron në të vërtetë. Nuk përjashtohen të reja në lidhje me punën. Bëni pak durim për të zgjidhur ndonjë mosmarrëveshje. Dikush ndjehet pak I lodhur por është një fazë rimëkëmbjeje.
PESHQIT
Pas konfuzionit të ditëve të fundit, po kërkoni pak më shumë qetësi. Hëna është në favor dhe prandaj mund të keni shansin të gjeni emocione edhe me të tjerët. Ditë të mira për marrëdhëniet ndërpersonale. Në Krishtlindje do keni mundësinë të pajtoheni me një mik nëse ka patur ndonjë problem. Kush po jeton dy histori duhet të bëjë një zgjedhje.
– Një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button