Zodiak Ditor

HOROSKOPI I PAOLO FOX, e hënë 17 DHJETOR 2018

DASHI:

Kjo që do të fillojë është një javë në të cilën duhet të reflektoni shumë dhe në të cilën duhet të filloni të mendoni se cilat do të jenë projektet vendimtare për vitin e ardhshëm. Viti i ardhshëm do të jetë shumë fitimprurës, por gjithashtu shumë i mundimshëm. Do të jetë Jupiteri që do ta bëjë vitin tuaj të ri të frytshëm, por për të arritur atë që ju dëshironi, do të duhet të djersitni shtatë këmishat proverbiale dhe të keni një plan beteje të orkestruar mirë.

DEMI:

Do të jetë një ditë mediokër që ju pret, por nga nesër gjërat mund të jenë më mirë. Do të ketë një qiell të favorshëm me një kulm në fundjavë me disa planete të favorshme, para së gjithash Dielli do të fillojë në një rrugë të favorshme nga e premtja e datës 21. Do të jetë një fundjavë mjaft e lodhshme ku nuk do të mungojnë mosmarrëveshjet dhe ku do të ketë disa probleme në punë, si dhe në menaxhimin e shtëpisë. Në këto ditë ju do të duhet të shfaqni të gjithë tolerancën për të cilën jeni të aftë.

BINJAKET:

NIs një javë që për ju do jetë shumë vigoroze. Sot mund të keni një konsideratë të mirë nga ana e yjeve me një Hënë të favorshme, por edhe një energji të fortë që do ju japë më shumë sprint. E vetmja e re e periudhës është puna, sepse duhet të rishikoni disa situata apo duhet të menaxhoni më shumë telefonata. Mes ditës së sotme dhe ditës së enjte janë shumë të favorizuara marrëdhëniet sentimentale. Do të jetë momenti i duhur për të rekuperuar, pas një krize.

GAFORRJA:

Hapet një javë e karakterizuar nga një vitalitet i madh. Venusi është në anën tuaj dhe pikërisht kjo bën të mendohet për një situatë shumë të lulëzuar, sa u përket ndjenjave. Kur yjet janë të favorshëm për ndjenjat, situata mund të bëhet edhe e paparashikueshme. Mund të ketë më shumë takime, apo edhe më shumë dyshime, nëse keni një histori dhe ju shfaqet një tjetër. Deri të dielën duhet të flisni qartë me një person që kërkon përgjigje konkrete.

LUANI:

2019 është një vit në të cilin zgjedhjet mund të bëhen vendimtare, prandaj duhet të shfrytëzoni këto ditë të fundit të vitit 2018 për të peshuar mirë të gjitha gjërat. Kushdo që heq dorë bën një gabim të madh! Yjet që ju presin do t’ju sjellin kushte që do ju bëjnë të mos hiqni dorë nga betejat, përkundrazi të rrini në lojë. Mos u mbyllni derën takimeve të reja, pasioneve, punës ose thjesht interesave.

VIRGJERESHA:

Ditë reflektimi për ju që jeni duke u përgatitur për vitin e ri. Edhe ata më të çrregulltit janë duke punuar në një skemë mendore që duhet ndjekur. Megjithatë, jini të kujdesshëm në marrëdhëniet e shtëpisë dhe familjes, sepse ka vështirësi. Kujdes edhe me kontratat, marrëveshjet dhe firmosjet, përndryshe ju rrezikoni të humbni kohën e çmuar!

PESHORJA:

Ditë me polemika dhe me Hënën kundër, ku dikush i kundërvihet një dëshirës tuaj, ose ju vetë i kundërviheni një personi që ju imponohet! Mund të mos ndiheni në humor të mirë apo të rrezikoni të punoni me mungesën e disponueshmërisë së dikujt. Nëse është e mundur përpiquni që të shtyni disa angazhime të rëndësishme.

AKREPI:

Hapet një javë interesante pavarësisht se Hëna mund të krijojë ndonjë shqetësim në mbrëmje. Jeni pak të zellshëm në këtë periudhë para Krishtlindjeve, po i bëni gjërat pak me nxitim. Rreth 12 dhjetorit keni përjetuar një rënie të lehtë fizike nga e cila po përpiqeni të rekuperoni. Që tani e tutje bëjini gjërat me qetësi për të shmangur rrëzimet. E marta dhe e mërkura do të jenë ditë që duhet të jetoni me qetësi. Venusi ju do të dashuruar.

SHIGJETARI:

Ju jeni tani me të vërtetë energjikë dhe gjithashtu ndiheni shumë mirë në lidhje me marrëdhëniet shoqërore. Falë njohurive të reja ose miqësive të reja, mund të shkoni larg dhe të keni më shumë mundësi. Në vitin 2019 ju do të keni një mision të madh për të gjetur paqe, edhe me koston e braktisjes së rrugëve që po ndiqni, por që nuk ju shpien askund. Do të jetë një e hënë e vlefshme dhe intriguese sidomos për lidhjet me njerëzit e Gaforres dhe Dashit.

BRICJAPI:

Ata që duan të vazhdojnë me projektet që do të promovohen në 2019 do të jenë shumë të favorizuar nga yjet. Në këtë moment jeni shumë të gatshëm për veprim dhe nuk keni qenë pasivë para ngjarjeve. Për sa kohë që Saturni do t’ju mbrojë, nuk do të ketë probleme të mëdha sidomos në lidhje me punën. Nga e Premtja edhe Dielli do të hyjë në shenjën tuaj për t’ju dhënë një dorë. Edhe nëse nuk jeni shumë të kënaqur me mënyrën se si po shkojnë gjërat, ju keni një projekt të mirë që mund të sjellë një kthesë të madhe në jetën tuaj.

UJORI:

Eshtë një javë e mbushur me mendime të ndryshme. Në përgjithësi nuk i doni festimet dhe klimën e Krishtlindjeve. Ju pëlqejnë improvizimet dhe nuk ju pëlqejnë gjërat e imponuara. Ndoshta ndokush mund të vendosë të mos i festojë Krishtlindjet. Dikush mund të tërhiqet nga ideja e një udhëtimi të largët. Në punë, ndonjë pavendosmëri më shumë mund t’ju krijojë probleme.

PESHQIT:

Kjo është java që ju afron me Krishtlindjet dhe që afron emocione interesante. Nga e premtja do të keni Diellin nga ana juaj, ndërkohë që tashmë Saturni dhe Venusi janë në aspekt pozitiv. Do të ndjeni nevojën të keni konfirmime në dashuri, siç ju ndodh shpesh në kohë festash. Edhe ata që kanë mbetur vetëm, do të donin të zbulonin forcën e një dashurie të re. Do të jeni shumë të tërhequr nga zjarri i shtëpisë dhe do të ndjeni kënaqësi duke ndejtur me njerëzit tuaj të dashur.

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button