Zodiak Ditor

HOROSKOPI I PAOLO FOX, e martë 8 JANAR 2019

DASHI

Momentet pozitive duhet të shfrytëzohen në maksimum dhe që t’ia dilni, ju duhet e gjithë forca juaj mendore. Kush në këtë periudhë është bllokuar, ashtu si dhe ata që janë përpjekur të ndryshonin gjendjen e tyre, tani thirren për të përveshur mëngët. Të shtunën dhe të dielën do të ketë një kulm të forcës maksimale, me vendosjen e Hënës në shenjën tuaj. Jupiteri dhe Marsi do të jenë të favorshëm. Ky është një qiell shumë pozitiv për të gjithë ata që duan të kthehen në lojë.

DEMI

E marta dhe e mërkura do të jenë ditë pak nervoze, të veçanta, dhe për këtë arsye disa prej jush do të jenë në një situatë të stresit të madh. Hëna do të mbulojë sektorin e udhëtimit dhe bashkëpunimit: në orët e ardhshme, pra, do të jeni në gjendje të ndryshoni disa marrëveshje. 2019 do të jetë një vit që do t’ju lejojë të matni ndjenjat tuaja me pozitivitet më të madh dhe gjithashtu do t’ju lejojë të përjetoni një lajm të mirë.

BINJAKET

Në dy ditët e ardhshme yjet do të jenë aktivë për gjërat që i përkasin mendjes, por e gjithë kjo nuk do të thotë se problemet janë zgjidhur krejt. Përkundrazi, kjo periudhë për shumë prej jush vazhdon të jetë me kontraste. Keni ende nevojë të luftoni kundër dikujt apo diçkaje, apo me një situatë sentimentale jo shumë të qartë. Në rast se keni mundësi, përpiquni të rregulloni gjërat që nuk shkojnë deri të mërkurën.

GAFORRJA

E marta dhe e mërkura do të jenë të lodhshme, sidomos nëse do ju duhet të sistemoni disa llogari. Edhe pse 2018 ishte një vit interesant, tani duhet të tregoni se është e nevojshme të çoni përpara vetëm gjërat që janë vërtetë të dobishme. Nëse keni qëllim të sqaroni situata të natyrës sentimentale apo aspekte që i përkasin punës, këshilla është ta bëni këtë të enjten apo të premten.

LUANI

Më në fund, po kthehet dëshira për t’u përballur me sfida të reja, si dhe dëshira për t’u dhënë disa mësime atyre që ju qortojnë. Kjo fazë, megjithatë, mund të sjellë armiq të rinj në rrugën tuaj dhe kërkon vëmendje maksimale. Do të jetë e rëndësishme në këtë kohë të përpiqeni të gjeni një hapësirë për dashuri, e cila do të kthehet gjatë fundjavës. Shumë do të duhet të zgjidhin disa probleme pune.

VIRGJERESHA

E marta është një ditë interesante për të gjithë ata që përpiqen të gjejnë njëfarë ekuilibri, veçanërisht në dashuri. Pjesa qendrore e javës në vend të kësaj do të jetë nervoze dhe e lodhshme. Dikush mund të duhet të kthejë jetën e tyre në rrugën e duhur deri të premten. Ka diçka për të ndryshuar në marrëdhënie: historitë që kanë pësuar një krizë të kohëve të fundit duhet të rishikohen.

PESHORJA

Venusi është në favor të takimeve, por të cilit lloj? Po kërkoni një person që ju bën t’ju rrahë zemra. Frekuentimi i njerëzve të ndrojtur mund edhe t’ju pëlqejë, sepse ju jep një sens superioriteti, megjithatë në afatgjatë nuk do ju sjellë kënaqësi. Keni nevojë për dikë që t’i japë një shkundje jetës suaj. Në këto ditë këshilla është të bëni vetëm gjërat e domosdoshme.

AKREPI

Nëse mendoni për të kaluarën, besoni se nuk jeni në anën e duhur, por është gabim të jeni shumë kritikë me veten. Po përjetoni një situatë të veçantë në familje, nuk jeni kundër të gjithëve, por do të donit të kishit idetë më të qarta. Në këto ditë mund të keni ndonjë polemikë tepër, disa duan të fusin konfuzion në jetën tuaj.

SHIGJETARI

Për ata që kanë projekte të mëdha në horizont, horoskopi i ditës është me të vërtetë shumë interesant. Kush në vitin 2018 ka zgjedhur të ndryshojë rrugën e tyre të jetës, ndoshta tani nuk është shumë i kënaqur me rezultatet e arritura, por ndoshta është më mirë sepse në jetë ju duhet të përcaktoni prioritetet. Nëse vendosni të përqëndroheni në punë, familja do të vuajë, por nëse përqendroheni te dashuria, atëherë puna do të luajë një rol më pak të rëndësishëm. Në këtë pikë, ajo që ka rëndësi është të kuptoni me të vërtetë atë që dëshironi.

BRICJAPI

Njerëzit e shenjës suaj nuk kanë frikë nga lodhja apo puna. Ditët e mesit të javës do të jenë mjaft interesante, ndërsa ditët e së shtunës dhe të dielës do të jenë të vështira për sa i përket marrëdhënieve: konfliktet mund të lindin edhe në historitë e lindura kohët e fundit. Nëse, megjithatë, ju tashmë keni pasur për t’u përballur me vështirësi, këshilla është që duhet të jeni të kujdesshëm që të mos i ktheni ato. Kushtojini vëmendje edhe marrëdhënieve me kolegët dhe bashkëpunëtorët. Tani për tani ndjeheni se duhet të luftoni me të gjithë.

UJORI

Për ju bëhet fjalë për ditë me nervozizëm dhe acarim. Ndokujt i duhet edhe të lërë pas ndonjë pakënaqësi të vogël. Në muajt e fundit si në familje, ashtu edhe në marrëdhëniet me të tjerët, ju është dashur të përballeni me ndonjë krizë të vogël, por tani mund të rekuperoni. 2019 do ju largojë nga të gjitha përvojat negative, edhe pse këto të fundit nuk kalohen për pak kohë. Në punë, për ju do të nisë një fazë rekuperimi duke nisur nga e enjtja.

PESHQIT

Këshilla është të bëni kujdes me luhatjet në dashuri, që kohët e fundit kanë qenë një konstante. Në dhjetor lindi thuajse rastësisht një marrëdhënie, që sot është në fije të perit. Të gjithë ata që kanë qenë protagonistë të dy historive të papërmbyllura, tani duhet të dëgjojnë zemrën. Nëse këtë periudhë keni menduar se dikush ka qëndruar gjatë larg jush, tani shfaqet nevoja ta takoni për të kuptuar nëse gjithçka është e vërtetë.

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button