Zodiak Ditor

HOROSKOPI i PAOLO FOX për ditën e enjte, 24 tetor 2019

DASHI

Ju duhet të përpiqeni të angazhoheni për të ndrequr një marrëdhënie me një anëtar të familjes ose një miqësi. Nëse ka pasur një keqkuptim ose një debat, i cili ka të ngjarë të ketë ndodhur, për shkak të Hënës disonante, tani është koha për të korrigjuar, edhe nëse nuk jeni personi i interesuar direkt, por debati përfshin dy persona që janë pranë jush.

DEMI

Sot dhe nesër janë ditë më të mira se fillimi i javës. Do të keni mundësinë të rikuperoni pak në një nivel sentimental, edhe pse gjithë këtë muaj dashuria nuk do të shkojë shumë mirë, do të ketë ulje-ngritje dhe do të ndjeni një ndarje të caktuar, fizike apo emocionale, nga partneri. Tetori do të jetë një provë për çiftet.

BINJAKET

Në këtë ditë, nëse e lejon puna, duhet të përpiqeni të gjeni kohë për të pushuar. Ose stresi i akumuluar këto ditë po fillon të ndihet. Dashuria kthehet në plan të parë, veçanërisht gjatë fundjavës.

GAFORRJA

Një ditë disi problematike përsa i përket punës: ka çështje që duhen zgjidhur, probleme që janë zvarritur për ca kohë dhe që ende duhet të adresohen, ose që ende nuk kanë gjetur zgjidhjen e duhur. Sa i përket ndjenjave, kini kujdes vetëm nëse keni dy histori të ndryshme në lojë.

LUANI

Ditë nervoze, përpiquni t’i kushtoni vëmendje, të përmbaheni dhe të mos acaroheni me të tjerët, por edhe të mos i dorëzoheni tundimit për të hedhur gjithçka në erë, vetëm sepse jeni në kontrollin e një momenti krize ose zemërimi. Kjo është e vërtetë si në punë ashtu edhe në dashuri. Mundohuni të bëni diçka që mund të jetë relaksuese për ju.

VIRGJERESHA

Një ditë pozitive, falë ndikimit të Hënës që ju ndihmon të merrni vendimet e duhura për të zgjidhur problemet dhe ju jep më shumë forcë dhe guxim. Përfitoni nga këto ditë, deri në fund të tetorit, për të bërë kërkesa, për të rikthyer përsëri marrëdhënie, për të zgjidhur problemet. Në fakt, muajin tjetër, mund të lindin më shumë konflikte.

PESHORJA

Mundohuni të jeni pozitivë dhe proaktivë: ju keni Hënën në anën tuaj, e cila ju mbron për gjithçka që nga organizimi, projektet, programet. Mundohuni të rikuperoni nëse ka pasur mosmarrëveshje me dikë, ose nëse ka pasur tensione në dashuri, sepse këto janë ditë të favorshme për të provuar emocione të bukura.

AKREPI

Një ditë pozitive, në të cilën mund të ketë lajme të mira në lidhje me punën, me propozime ose të ardhura të reja. Edhe ndjenjat janë të favorizuara: nëse jeni ende vetëm, kjo ndodh sepse jetoni të ankoruar në të kaluarën. Mundohuni të shkëputeni dhe të shikoni përpara!

SHIGJETARI

Hapet një periudhë e bukur për dashurinë: ata që janë në çifte mund të fillojnë të bëjnë projekte afatgjata falë ardhjes, muajit tjetër, të Venusit në shenjën tuaj. Kjo do të lehtësojë dëshirën për të dashur, kështu që edhe ata që janë të vetmuar mund të dëshirojnë të fillojnë një histori. Sot dhe nesër përpiquni të pushoni sa më shumë që të jetë e mundur, ka pak lodhje fizike, stres që duhet të zhduket.

BRICJAPI

Sot dhe nesër janë dy ditë pozitive, në të cilat ju mund të keni mundësi të mira edhe në një nivel sentimental. Përfitoni nëse doni të rikuperoni një ndjenjë, nëse duhet të bëni paqe me dikë, nëse doni të shpalleni para dikujt.

UJORI

Jeni shumë të stresuar dhe kjo gjithashtu ndikon tek ju fizikisht, me shumë lodhje dhe nervozizëm. Ju duhet të përpiqeni të relaksoheni, të merrni disa pushime më shumë, sepse rreziku është që të reagoni me tepri ndaj gjithçkaje.

PESHQIT

Një ditë pozitive për takimet, të cilat mund të krijojnë diçka interesante për sa i përket punës dhe profesionit. Ndërkohë që duhet të bëni kujdes në dashuri, veçanërisht nëse në ditët ose javët e fundit ka pasur mosmarrëveshje ose keqkuptime: edhe tani ka tensione dhe ju ndikoheni emocionalisht. / meb.al

 

Leave a Reply

Back to top button