Zodiak Ditor

HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën e enjte, 7 nëntor 2019

DASHI

Mundohuni të buzëqeshni dhe të jeni më optimistë për të ardhmen. Tani mund të jeni më të qetë, nuk ka më arsye që të shqetësoheni, siç kishit disa ditë më parë. Thjesht duhet të përpiqeni të ruani qetësinë, ta pastroni mendjen: do të shihni që gjërat nuk po shkojnë aspak keq.

DEMI

Kjo është një kohë ndryshimi për ju, aq e madhe sa prek ata që janë përreth jush. Ju jeni duke revolucionarizuar praktikisht të gjithë ose një pjesë të jetës suaj dhe rezultatet pozitive do të shihen vitin e ardhshëm. Shumë nga zgjedhjet tuaja kanë të bëjnë me shtëpinë.

BINJAKET

Ju planifikoni të zgjidhni një çështje, por keni nevojë për para për ta bërë atë: mbase është një blerje e rëndësishme për ju, ose një transaksion. Ndoshta do të materializohet muajin tjetër, më mirë ta vlerësoni mirë çdo aspekt kur vendosni të investoni një shumë të madhe. Po vijnë emocione interesante…

GAFORRJA

Një ditë që fillon në një mënyrë pak të shqetësuar, por që më pas rezulton pozitive dhe interesante, nëse mund të shmangni polemikat si në familje ashtu edhe në vendin e punës. Mundohuni të kuptoni se nga cilat situata dëshironi të largoheni sepse ato ju bëjnë të ndiheni jo mirë.

LUANI

Një ditë pozitive për dashurinë: nga sonte ekziston mundësia e një rikuperimi për ata që kanë përjetuar një krizë. Në lidhje me punën, me siguri do të duhet të bëni zgjedhje dhe këto do të diktohen nga paratë: duhet t’i kushtoni vëmendje situatës financiare, sepse shpesh bëni projekte më të mëdha se disponueshmëria juaj e vërtetë.

VIRGJERESHA

Ditë në të cilën ju ende mund të ndjeheni pak të lodhur, për shkak të Hënës në kundërshtim. Ju dëshironi të bëni shumë gjëra, ju pëlqen të keni kontrollin e gjithçkaje, por pastaj në mënyrë të pashmangshme nuk mund të gjeni kohën për të pushuar sa duhet! Por përpiquni të mos e transferoni në dashuri këtë stres, nuk është koha e duhur për të krijuar fërkime me partnerin tuaj.

PESHORJA

Dita është e ndarë në dy pjesë: fillon mirë, por përfundon me një pengesë të vogël, disa vonesa që mund t’ju bëjnë nervozë ose t’ju shpien në debate. Mundohuni të shmangni polemikat dhe gjykimet shumë të ashpra.

AKREPI

Ditë pozitive, por që të jetë vërtet e tillë, duhet të jeni ju të parët që i shikoni gjërat në një mënyrë më optimiste. Nxirrni ndjenjat, emocionet, në këtë periudhë ju mund të përjetoni emocione të bukura.

SHIGJETARI

Ditë e ngadaltë dhe në rënie, por mos u shqetësoni shumë: është një bllokim i vogël, një pengesë që nuk do të shkatërrojë një periudhë të mirë rritjeje, së shpejti gjërat do të kthehen pozitive. Sot mundohuni të jeni të durueshëm dhe të mos i zmadhoni problemet.

BRICJAPI

Ditë nervoze dhe në rënie, në të cilën mund të ketë tensione ose debate me ata rreth jush. Dikush mund t’ju bëjë veçanërisht nervozë, përpiquni të lini gjërat të ndodhin të mos bini pre e provokimeve. Shmangni lodhjet fizike.

UJORI

Kjo është një kohë e përshtatshme për të rizbuluar dashurinë dhe emocionet. Ata që janë në çifte mund të bëjnë plane, të zbulojnë pasionin dhe entuziazmin. Takimet e reja për beqarët janë të favorizuara. Mundohuni të mos mbylleni në vetvete.

PESHQIT

Mundohuni të angazhoheni më shumë në dashuri: nëse ka patur një debat, përpiquni të hidhni hapin e parë. Sa i përket punës, në fund të këtij muaji Jupiteri do t’i japë fund kundërshtimit të tij dhe gjërat do të jenë shumë më mirë.

Leave a Reply

Back to top button