Zodiak Ditor

HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën E HËNË, 18 shkurt 2019

DASHI

Me mbërritjen e kësaj jave të re, ata që kanë lindur nën shenjën e Dashit më në fund mund të gëzojnë një rimëkëmbje. Muaji i kaluar nuk ishte aspak i lehtë, por tani e rimerrni veten. Dashuria: më në fund mund të lini pas atë histori që thjesht nuk mund të arrije ta harroje.

DEMI

Sipas Paolo Fox, java është veçanërisht pozitive për Demin. Këtë të hënë mund ta përshkruajmë si përgatitore, në të vërtetë pjesa tjetër e javës premton mirë. Dashuria: filloni të përpiqeni të kuptoni nëse ndjenjat tuaja i drejtohen personit të duhur, kjo është një javë shumë e rëndësishme për dashurinë dhe ju mund të keni zbulesa të mëdha.

BINJAKET

Javë që hapet disi në rënie për Binjakët. Më mirë që të pushoni dhe të ruani energjitë. Puna: nuk është koha për të bërë një mijë projekte, për të filluar gjëra të reja. Mendoni më tepër për atë që keni dhe, për momentin, do të ishte më mirë nëse e mbani atë. Dashuria: dashuria nuk ka emocione të mëdha, por as edhe katastrofa. Eshtë një ditë normale.

GAFORRJA

Kjo javë e re, për ata që kanë lindur nën shenjën e Gaforres, nis me lodhje. Më mirë që të pushoni dhe të përpiqeni të mos luftoni dhe të shmangni problemet. Dashuria: dashuria nuk duket shumë e favorshme. Ka diçka që nuk shkon edhe me çiftet më të lidhura. Problemi mund të jetë për shkak të forcave të jashtme, si diçka që ju pengon të shihni veten ashtu si do të donit. Në fakt, ju duhet të filloni të jetoni në të tashmen dhe ta gëzoni atë, mos u merrni me të kaluarën dhe mos mendoni shumë për të ardhmen! Familja: do të donit më shumë, më shumë dashuri. Ka një dëshirë për afrim.

LUANI

Periudha me fat dhe e fortë e atyre që kanë lindur nën shenjën e Luanit nuk duket të përfundojë me javën e kaluar. Për Luanin, këto janë ditë shërimi. Dashuria: Ka ardhur koha për të ecur përpara dhe për të lënë pas marrëdhëniet që ju kanë bërë ose ju bëjnë të vuani, ose të keni probleme.

VIRGJERESHA

Një javë në normë, ajo që po fillon, për ata që kanë lindur nën shenjën e Virgjëreshës. Por, për fat të mirë, keni Marsin dhe Saturnin në anën tuaj për të përmirësuar më shumë situatën. Dashuria: në këtë moment takimet e reja janë të favorizuara, diçka interesante mund të lindë në të ardhmen. Puna: kjo është një ditë projektesh të reja, por mund të ketë probleme ose debate për disa ditë.

PESHORJA

Java hapet e paqëndrueshme për ata që kanë lindur nën shenjën e Peshores. Është një moment interesant, por mund të pësojë ndryshime të papritura. Dashuria: emocionet tuaja, në këtë periudhë, janë shumë të çrregullta. Nëse në disa momente ndiheni në maksimum, në të tjerët do të pësoni rënie. Mundohuni të qëndroni të qetë.

AKREPI

Java hapet shumë e fortë dhe pozitive, e vetmja e metë është fizike. Në fakt, ata të lindur nën shenjën e Akrepit, ende mbajnë pasojat e shumëllojshmërisë së gjërave që kanë ndodhur në muajt e fundit. Ka një dëshirë për ndryshim në ajër. Puna: dëshira për ndryshim gjithashtu ndjehet në këtë fushë. Prej muajit të ardhshëm kjo dëshirë do të favorizohet edhe nga Urani.

SHIGJETARI

Kjo e hënë është e ndikuar fuqishëm nga Jupiteri. Pra, dëshira juaj për veprim, bie ndesh me dëshirën tuaj për shpejtësi në zgjidhjen e problemeve dhe projekteve. Dashuria: filloni të keni diçka të qartë, ka një ndjenjë që e ndjeni shumë afër. Por ju do të duhet të prisni një një farë kohe për të marrë vendimet e duhura. Por është koha e duhur për të zgjidhur çështjet kritike. Puna: prisni shumë përgjigje.

BRICJAPI

Nis plot karikim java për ata që kanë lindur nën shenjën e Bricjapit. Ju dëshironi të bëni dhe shprehni mendimin tuaj. Por kini kujdes, duke folur shumë hapur me njerëz të pasigurt mund të shkaktoni disa probleme. Është koha e duhur për të bërë projekte që i përkasin të ardhmes.

UJORI

Kjo javë e re nuk fillon shumë mirë për ata që kanë lindur nën shenjën e Ujorit. Duhet të jeni të kujdesshëm në lidhje me financat. Llogaritë nuk duket se dalin. Mos harroni të siguroheni që keni para, përpara se të shpenzoni.

PESHQIT

Pas një periudhe jashtëzakonisht negative, plot probleme dhe telashe, ata që kanë lindur nën shenjën e Peshqve mund të kthehen tek qetësia. Në fakt, në këtë gjysmën e dytë të këtij muaji gjërat duket se përmirësohen dhe janë pozitive. Mund të lini pas problemet për shkak të dashurisë dhe ndarjeve, do të kapërceni vështirësitë që hasni. / një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button