Zodiak Ditor

HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën e hënë, 25 SHKURT 2019

DASHI

Përkundër lodhjes së fortë, ju keni një energji të mirë, veçanërisht në marrëdhëniet ndërpersonale dhe ato të dashurisë. Dhe dashuria fillon të kthehet në protagoniste, pas një periudhe jo shumë të lehtë kohët e fundit.

DEMI

Është një ditë e dedikuar për kërkimin e dashurisë së humbur. Nëse për arsye pune ose arsye të tjera ju e keni gjetur veten të larguar nga familja juaj, tani po afroheni. Ata që janë vetëm, nga ana tjetër, kthehen në përjetimin e emocioneve, duke kërkuar diçka të re.

BINJAKET

Kjo është një periudhë disi në rënie dhe me shqetësim, në të cilën ju nuk keni shumë energji në dispozicion. Ju mund të merrni sulme nga jashtë ose të gjeni veten duke u përballur me sfida. Më mirë të qëndroni të qetë dhe dhe të lini pas problemet dhe vështirësitë e së kaluarës.

GAFORRJA

Kjo, për ata që kanë lindur nën shenjën e Gaforres, është një periudhë lodhjeje dhe nervozizmi të madh. Kjo është kryesisht për faktin se po bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë dhe ndoshta keni filluar edhe diçka të re që sjell më shumë stres. Dashuria është në normë.

LUANI

Është koha për ringritje, për t’u kthyer në rrugën e duhur dhe për të rifituar kontaktet me njerëzit. Për një kohë ju keni qenë më të izoluar, ndoshta sepse gjithmonë jeni duke u përpjekur të jeni të sinqertë dhe të pakufizuar dhe kjo gjë i frikëson njerëzit. Ju keni një problem të përsosmërisë, keni frikë të madhe se mos bëni gabime. Kjo gjithashtu mund t’ju shkaktojë probleme në nivel fizik dhe të rrisë stresin.

VIRGJERESHA

Ekziston një situatë që nuk është e drejtë, që ju shqetëson ose nuk ju kënaq. Ndoshta është fusha sentimentale, e dashurisë. Megjithëse ju jeni ndjerë në disa momente krejtësisht të kënaqur dhe të lumtur, tani ka diçka që nuk shkon. Vijnë edhe disa dyshime në dashuri.

PESHORJA

Përkundër dëshirës për të bërë zhurmë, për t’u zemëruar dhe për të dalë në pah, kjo është një ditë e qetë. Edhe pse puna mund të ketë qenë stresuese, ju jeni mjaft të qetë në këtë të hënë.

AKREPI

Është një periudhë e veçantë. Nëse nga njëra anë është prirja juaj të gërmoni në probleme për t’i zgjidhur ato, nga ana tjetër ka pak frikë të pranoni disa gjëra. Dashuria është plot dyshime dhe çështje kritike. Ka ndryshime dhe vendime të forta, sidomos nga ata që sapo kanë hyrë në një marrëdhënie të re ose që kanë filluar të harrojnë një tjetër. Edhe financat janë mjaft kritike, keni nevojë për më shumë para.

SHIGJETARI

Ka një ndryshim, por nuk është ende një ndryshim konkret. Idetë janë aty, por mundësitë aktuale janë më të pakta. Por ende ka nevojë për të rinovuar jetën tuaj, ndoshta duke marrë parasysh një rrugë tjetër. Ju gjithashtu dëshironi të rindizni emocionet tuaja.

BRICJAPI

Ju jeni të lodhur, të stresuar, nën presion. Energjitë për t’u përballur me debatet nuk është se i keni, më mirë të shtyni diskutimet. Në këtë periudhë jeni duke ndihmuar një të dashur dhe duke u përpjekur t’i zgjidhni problemet e tij, por kjo po ju merr shumë energji.

UJORI

Këto janë ditët e rimëkëmbjes në të cilat yjet janë shumë të favorshëm. Problemi i vetëm është për shkak të problemeve të jashtëzakonshme të së kaluarës, veçanërisht të një natyre ekonomike, të cilët ka ardhur koha për t’i korrigjuar.

PESHQIT

Yjet janë përsëri të favorshëm, ka një horoskop të mirë dhe një energji të mirë, por jo të gjithë do të jenë në gjendje t’i shijojnë ato. Në fakt, disa janë ende të dëshpëruar dhe të munduar duke menduar për problemet dhe gabimet e së kaluarës. Kjo sjellje, duke mbajtur energji negative, nuk ju lejon të shijoni atë pozitive.

 

Leave a Reply

Back to top button