Zodiak Ditor

HOROSKOPI I PAOLO FOX për ditën e hënë, 4 shkurt 2019

DASHI:

Shkurti ju vë përpara realitetit. Nëse një dashuri nuk është e jetueshme, nëse një histori nuk është ashtu siç e imagjinonit ose nëse ka distanca për t’u mbushur, ky muaj rrit dallimet. Kjo nuk do të thotë se shkurti shënon një krizë dashurie, por vetëm se disa strategji sentimentale duhet të rishikohen. Një person i cili deri vonë duket të ketë qenë i pranishëm në jetën tuaj, tani mund të jetë më pak. Ka përparësi të tjera, shumë po mendojnë më tepër për punën.

DEMI:

Është me të vërtetë një javë e mirë, sepse yjet janë të favorshëm dhe së shpejti edhe Urani do të hyjë në shenjën tuaj. Prej marsit e tutje mund të filloni të mendoni për një ndryshim pothuajse epokal në jetën tuaj. Kjo javë e re fillon vetëm me disa siklete të vogla, më shumë të natyrës fizike. Në rast të lodhjes së shpinës, zgjoheni në mëngjes më nervozë, ndoshta edhe për shkak të angazhimeve familjare që duhen trajtuar.

BINJAKET:

Qielli i shkurtit është më i favorshëm se ai i janarit, në fakt ai sjell një farë qetësie. Nëse ka pasur një ndërprerje ose një problem, tani mund të kapërcehet. Përballë një çështje pune që duket e pazgjidhshme, një përgjigje vendimtare mund të merret në lidhje me të kaluarën. 2019 është një vit në të cilin do të duhet të fluturoni ulët, pasi Jupiteri është në opozitë dhe kërkon ndërmjetësime. Megjithatë, nëse ka ndonjë gjë për të sqaruar, kjo e hënë ka yje të mira, e marta edhe më shumë.

GAFORRJA:

Dy ditët e para të javës janë paksa më të trazuara, krahasuar me ato të mëvonshme ku do të ketë ndryshime të vogla ose të mëdha, që mund të ndikojnë edhe në dashuri. Është e mundshme që ju duhet të sqaroni zemrën tuaj dhe të mendoni se çfarë duhet të bëni për të ardhmen. Marrëdhëniet e paqarta mund të paraqesin probleme më të mëdha në menaxhim. Në çifte keni duruar në heshtje ose ndoshta keni jetuar ditën, por tani keni një lloj agresiviteti, në trajtimin e pengesave të caktuara. Për ata me një problem sentimental, fundjava e ardhshme do të ketë sqarime të forta.

LEONE: Nis, si zakonisht, një javë e zhurmshme. Ka vetëm pak tension mes së hënës në mbrëmje dhe të martës, por është normale kur keni shumë gjëra për të bërë. Është një e hënë interesante, pastaj nga e marta keni një rënie të vogël. Duhet të mbahet mend se ky është një moment eksperimentimi, shumë prej jush duan të fillojnë projekte, programe, janë shumë të zënë. Nëse jeni të angazhuar në shumë fronte, të paktën një nga këto mund t’ju zhgënjejë. Kjo është arsyeja pse këshillohet të evitohen konfliktet në familje.

VIRGJERESHA:

Javë intriguese lidhur me çështjet praktike, teknike dhe të punës. Dy ditët e para të javës janë të mira për të diskutuar gjëra që ju kishin shpëtuar në të kaluarën. Është e vërtetë se e mërkura dhe e enjtja do të kenë një rënie fizike, por Paolo Fox ju sheh fitues. Nga sot deri të enjten ka një rikuperim, falë Saturnit në një aspekt të favorshëm. Është koha e pajtimit por edhe e projekteve të reja romantike për ata që janë vetëm.

PESHORJA:

Saturni disonant ju angazhon shumë. Ju gjithashtu jeni shumë të lodhur duke përsëritur gjithmonë të njëjtat gjëra ose duke bërë të njëjtën rutinë. Përkundër hënës së favorshme, e hëna dhe e marta janë ditë që sjellin shumë përgjegjësi. Shumë prej jush i bëjnë gjëra me vështirësi të mëdha, e çdo ditë duhet të shpikin një arsye për të vazhduar dhe për të shmangur debatet. Në punë, paqartësitë dhe konfliktet janë të hapura.

Akrepi:

Qiell interesant për një të hënë që shënon pak shërim dhe jep më shumë energji. Qartësimi ishumë gjërave dhe nxjerrja e tyre në pah, është pjesë e natyrës suaj, nuk ju pëlqen të jetoni si të vijë dita. Në dashuri, ashtu si në punë, jeni mjaft të saktë dhe gjithashtu të vendosur për të arritur qëllimet tuaja. Megjithatë, në dy ditët e ardhshme, diçka mund t’i shpëtojë kontrollit tuaj. Dhe ndoshta do të ishte e përshtatshme të kursenit energji për ditë më të mira.

SHIGJETARI:

Hapet një skenar interesant javor, edhe pse me një fillim të ngadaltë. Kjo është një e hënë që nuk ju pëlqen shumë. Unë besoj se shumica prej jush nuk kanë bllokime emocionale dhe sidomos të marrëdhënieve, dhe ky Jupiter në shenjë sjell mundësi të mesme. Për fat të keq, ka edhe vonesa, takime që dështojnë ose njerëz që nuk janë të besueshëm dhe kjo mund t’ju shqetësojë.

BRICJAPI:

Në këtë ditë jeni pak të lodhur. Saturni në shenjën tuaj sjell stabilitet, por në të njëjtën kohë edhe shumë përgjegjësi që tashmë peshojnë mbi shpatullat tuaja që nga viti i kaluar. Sidoqoftë, në këto ditë mund të vendosni diçka të rëndësishme. Deri të enjten do të jetë një javë që bind, dhe ju mund të bindni dikë që prania juaj është e nevojshme për të arritur një sukses të caktuar.

UJORI:

Javë interesante që sheh të hënën dhe të martën ditë të frytshme në sajë të Hënës në shenjën tuaj. Ju do të merrni një konfirmim, apo do të keni një sqarim të rëndësishëm. Hëna bashkohet me Diellin dhe ju jep një forcë që mund t’ju bëjë elektrikë, gati për të rishikuar disa koncepte thelbësore dhe ndoshta edhe për të debatuar me njerëz që nuk janë sjellë mirë me ju.

PESHQIT:

Periudhë e forcës së madhe. Venusi nuk është më disonant sa në janar, kur ju solli vështirësi të mëdha dhe trazirë të brendshme. E hëna dhe e marta janë më me ndikim dhe interesante, madje edhe më vitale. Të mërkurën dhe të enjten Hëna do të jetë në shenjën tuaj dhe disa të vërteta të fshehura mund të rikthehen: gënjeshtrat gjithmonë i kanë këmbë të shkurtra.

/ një mendje e bukur

Leave a Reply

Back to top button